Vaksina BCG

Në mënyrë që të mbrohen nga tuberkulozi, fëmijëve u jepet vaksina që përmban baktere të gjalla të zbutura, BacillusCallmete-Guerin (Mycobacterium bovisBCG).
Body

Rreth vaksinës

  • Vaksina nuk përmban konservantë, antibiotikë ose substanca ndihmëse, por vetëm gjurmë të substancës së përdorur në procesin e prodhimit.
  • I porsalinduri vaksinohet menjëherë pas lindjes me vaksinën BCG e cila injektohet në lëkurën e pjesës së sipërme të krahut të majtë. Në rast se foshnja nuk e ka marrë vaksinën për ndonjë arsye (lindja jashtë institucionit shëndetësor), atëherë vaksina duhet të merret derisa foshnja të mbushë dy muaj dhe jo më vonë se mosha 12 muaj.
  • Pritet që pas 3 deri në 4 javë, në vendin e administrimit të vaksinës do të paraqitet ndryshim lokal si skuqje dhe forcim, i cili më vonë do të zbutet. Në 2 deri në 5 muaj, ajo shërohet, duke lënë një shenjë (vrragë/cikatriks) me madhësi disa milimetra. Gjatë këtij procesi, mund të vëreni një ënjtje të lehtë të gjëndrave limfatike lokale.
  • Vaksina BCG mund të jepet së bashku me vaksinat e tjera vetëm në një vend tjetër të injektimit.
  • Fëmijët me imunitet më të dobët, siç janë fëmijët e lindur me HIV, ose ndonjë problem tjetër të sistemit imunitar nuk duhet ta marrin këtë vaksinë.
  • Fëmijët që nuk kanë marrë vaksinë në lindje dhe më vonë janë diagnostikuar me tuberkuloz, nuk e marrin këtë vaksinë.
  • Fëmijët që kanë komplikime të rënda gjatë lindjes, e marrin vaksinën pas shërimit të plotë.

Ftohja e zakonshme nuk është një arsye për të vonuar vaksinimin!