Vini në skenë një performancë!

Materialet që ju nevojiten: asnjë.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Planifikoni shfaqjen. Shikoni një teatër, film ose lexoni librat që doni për frymëzim. Ju mund të rikrijoni historitë ose të krijoni aventura të reja emocionuese për personazhet e tyre. Ju mund të vendosni nëse do të shkruani një skenar apo do të improvizoni një histori të përafërt ku do mbështeteni. Nëse po organizoni një shfaqje, shikoni nëse mund të mësoni përmendësh pjesën tuaj të preferuar dhe t'ia prezantoni publikut. Bëni sa më shumë prova që t'i bëni përshtypje audiencës(pjesëmarrësve) tuaj. Mos harroni të mendoni mirë se si do ta prezantoni atë! Së fundmi, ftoni anëtarët e familjes ose miqtë që të vijnë dhe të shikojnë shfaqjen, duke i lënë atyre vende përballë skenës suaj të improvizuar. 

Fakt interesant: Në kohën e Shekspirit në Angli, vajzat dhe gratë nuk lejoheshin të luanin në skenë. Prandaj, djemtë dhe burrat bënin rolet e vajzave dhe grave! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Duke i nxitur fëmijët që të jenë në qendër të vëmendjes do t'i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësi që do të rrisin besimin e tyre në fusha të tjera të jetës. Kur fëmijëve u jepet mundësia për të qenë në qendër të vëmendjes, ata shkëlqejnë në mënyra të papritura.