Vizatim i objekteve 'të pajetë'!

Materialet që ju nevojiten: tas frutash, fruta, letër, lapsa.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Detyra juaj e parë është që të ideoni kompozimin për fëmijën tuaj. Zakonisht, kjo formë arti përfshin lule ose ushqim, veçanërisht fruta. Vendosni një tas plot me fruta në qendër të tavolinës suaj. Nëse nuk jeni duke përdorur fruta, atëherë ju mund të provoni një vazo me lule ose të zgjidhni tre deri në katër objekte të cilat kanë forma dhe ngjyra të ndryshme dhe mund të pasqyrojnë dritën në kënde të ndryshme. Këto objekte mund të përdoren për të treguar një histori ose një ide. 

Me ndihmën e një lapsi, nxisni fëmijët që të krijojnë një vizatim të thjeshtë duke vëzhguar tasin me fruta apo vazon me lule në tavolinë. Mund të përdorin vija dhe hije dhe duhet të jenë gjithnjë të vetëdijshëm për burimin dhe drejtimin e dritës. Shikoni formën e objekteve, si mbivendosen ato dhe si mund ta thjeshtoni formën në vizatimin e fëmijës tuaj.

Fëmijët gjithashtu mund të përdorin çdo material arti që ju pëlqen për të përfunduar vizatimin e tyre; lapsat do t'i mësojnë shumë rreth dritëhijes, bojrat e ujit rreth ngjyrave dhe bojrat e akullit rreth përbërjes. Përpiquni të nxisni fëmijët për të vizatuar të njëjtën ]pikture, duke përdorur materiale të ndryshme që të shikojnë edhe ndryshimin.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është arti i vizatimit të objekteve të pajetë, në vend të njerëzve apo peisazheve. Fëmijët do të kënaqen duke krijuar kompozimin e përsosur për vizatimin e tyre. Ata do të mësojnë rreth hapësirës, perspektivës, proporcionit, hijes dhe ngjyrës.