Zhvillimi i funksionit të duarve nga muaji i katërt deri në muajin e gjashtë

Tremujori i dytë karakterizohet nga koordinimi më i mirë mes syve dhe duarve, kapja e lodrave, futja e duarve dhe lodrave në gojë, eksplorimi i botës që e rrethon fëmijën përmes "përpunimit laboratorik" duke i përdorur të gjitha shqisat.
Body

Zhvillimi motorik

Koha e duhur për ta vendosur fëmijën në sipërfaqe të fortë të sheshtë (dysheme e butë me kocka- ang. “floor puzzle”, qilim) kur është zgjuar dhe ka dëshirë të luajë.

Në pozicionin e shtrirë në shpinë, fëmija:

  • fut duart në gojë;
  • ngre duart për të kapur lodrën dhe për të futur atë në gojë;
  • ngre këmbët drejt barkut, fërkon këmbët njëra me tjetrën (këmbët përdoren për kapje, njësoj sikurse duart);
  • rrotullohet anash;

Kthehet nga shpina në bark:

  • shtrirë në bark, fillimisht mbështetet në parakrahë, më vonë edhe në krahë të zgjatur.

Zhvillimi i kapjes dhe manipulimit me objekte

  • hap duart kur i ofrohet një lodër, duke ngritur të dyja duart në mënyrë simetrike drejt lodrës;
  • kur kap lodrën, ka lëvizje të dukshme të kyçit të dorës në të gjitha drejtimet: përpara dhe mbrapa, anash;
  • nga muaji i gjashtë, kalon lodrën nga njëra dorë në tjetrën;
  • mund ta mbajë nga një lodër në të dy duart.

Lodrat

  • topa të butë;
  • rraketake të buta;
  • lodra me teksturë, ngjyra të ndryshme, pa tinguj të lartë, të sigurta për t'u futur në gojë;
  • lodra me madhësi të përshtatshme për dorën dhe kapjen nga foshnja.

Zhvillimi i fëmijës është proces i ndërlikuar dhe të gjitha fushat e zhvillimit janë të ndërthurura. Fillimisht, dora është "instrument" për kapje, më vonë ajo bëhet e rëndësishme për mbështetje dhe mbrojtje - d.m.th. mbrojtje  nga rënia me kokë.