Kontrolli shëndetësor rutinë: në moshën 9 muajsh
Si pjesë e kontrollit rutinë shëndetësor, përveç kontrollit të zakonshëm të rritjes dhe gjendjes shëndetësore të fëmijës suaj, një vlerësim më gjithëpërfshirës i zhvillimit të fëmijës do të ndërmerret në këtë vizitë. Caktoni vizitën tuaj të radhës tek mjeku!
Body
Fëmija juaj ka bërë përparim të dukshëm dhe zotëron shumë aftësi. Ai/ajo tashmë ndoshta ulet vetë, duke ekzaminuar lodra në mënyra të ndryshme, ha me ndihmën e gishtërinjve të tij/saj, kënaqet duke imituar të rriturit në lojë, përdorë objektet në mënyrën e duhur, etj. Ju jeni mësuesi kryesor i fëmijës suaj dhe është e rëndësishme të jeni një shembull pozitiv për të.
Përgatitja për vizitë
- Përveç gjërave të zakonshme, ju do të sillni; lodrën ose librin me fotografi të preferuar të fëmijës suaj, një gotë të mbuluar me ujë të pastër dhe pyetjet e shkruara për pediatrin.
Përmbajtja e vizitës parandaluese
- Juve do të ju kërkohet nga një infermiere pediatrike ose një mjek që të plotësoni një pyetësor të vlerësimit të zhvillimit, i cili shqyrton se si fëmija juaj po përparon në të folur, aftësi fizike, aftësi sociale dhe të zgjidhjes së problemeve. Ky ndihmon për të zbuluar talente të veçanta tek fëmija juaj, por edhe fusha në të cilat ai mund të ketë nevojë për mbështetje shtesë.
- Monitorimi i rritjes: Matjet e zakonshme të peshës trupore, gjatësisë së trupit dhe perimetrit të kokës dhe vlerat do të regjistrohen dhe do të futen në grafikët e rritjes.
- Intervista prezantuese dhe këshillimi: Dieta ushqimore jo me produkte qumështi është ende një temë që diskutohet sërish, se cilat ushqime mund t’i jepni fëmijës tuaj dhe çfarë të shmangni, sa shujta duhet t'i jepni. Ju gjithashtu mund të diskutoni mbi sjelljen e fëmijës dhe si të stimuloni sjelljen e dëshirueshme: të nënvizoni se çfarë është e mirë dhe çfarë jo, duke vendosur kufij, duke treguar pasojat, duke dëgjuar fëmijën dhe duke i kushtuar vëmendjen e duhur, duke e lavdëruar për një punë të bërë mirë, duke dekurajuar sjelljen e keqe, etj. Është e rëndësishme që të gjithë anëtarët e familjes të ndjekin të njëjtat rregulla. Mund të jetë gjithashtu një rast i mirë për të mësuar mbi ankthin e ndarjes dhe për ta diskutuar atë. Vitamina D dhe suplementet e hekurit duhet të vazhdohen. Ju gjithashtu mund të udhëzoheni në lidhje me mënyrat e duhura për të mbajtur higjienën e duhur të gojës.
- Ekzaminimi mjekësor dhe vlerësimi i zhvillimit: Mjeku do të kryejë një ekzaminim të rregullt klinik të fëmijës dhe në vazhdën e kësaj mund të kontrolloni së bashku disa nga aftësitë e tij për të cilat nuk keni qenë të sigurt gjatë plotësimit të pyetësorit.
- Mënyra e shëndetshme e jetesës: Përpjekjet e vazhdueshme në lidhje me parandalimin e ekspozimit ndaj tymit të duhanit, parandalimin e ekspozimit të hershëm ndaj mediave, Mos e vëni fëmijën tuaj në gjumë me një shishe, veçanërisht shishe që përmban formulë ose pije të ëmbëlsuar, ekspozimin e sigurt ndaj rrezeve të diellit dhe si ta transportoni fëmijën tuaj në mënyrë të sigurt në makinë.
- Çështje të tjera.
Vaksinimi
- Vaksinimi nuk është planifikuar në këtë moshë, përveç nëse fëmija juaj ka mbetur pa marrë një nga vaksinat e rregullta të planifikuara më parë.
Mendimi përfundimtar
- Bazuar në rezultatet e vizitës, vëzhgimin e sjelljes së fëmijës dhe rezultatet e marra në vlerësimin e zhvillimit, mjeku ose infermierja do të ndajnë me ju një mendim gjithëpërfshirës për rritjen, zhvillimin dhe shëndetin e fëmijës tuaj.
- Nëse ka nevojë për një vlerësim më të hollësishëm të zhvillimit, fëmija do të referohet tek një specialist tjetër ose bashkëpunëtor shëndetësor.
- Ju gjithashtu mund të merrni disa materiale me shkrim edhe këtë herë dhe do t'ju jepet informacion në lidhje me kohën e vizitës tuaj të ardhshme.
Mos harroni se ju jeni modeli kryesor i fëmijës tuaj dhe keni nevojë për mbështetje dhe ndihmë profesionale për të përmbushur më mirë rolin tuaj prindëror. Mendoni të jeni një shembull pozitiv për fëmijën tuaj.