Format e abuzimit emocional të fëmijëve:
- Refuzimi i fëmijës - prindi vepron sikur fëmija të mos ekzistojë ose vazhdimisht e largon atë.
- Degradimi ose zhvlerësimi - prindi vazhdimisht e kritikon, poshtëron, nënçmon, tallet dhe e turpëron fëmijën.
- Terrorizmi - prindi gojarisht e terrorizon fëmijën, duke e kërcënuar se do ta braktis, do ta largojë nga shtëpia, do ta lëndojë, do t’ia vjedhë gjërat, do t’i bëjë diçka të keqe kafshës së tij/saj të dashur.
- Izolimi - prindi e izolon fëmijën nga përvojat normale sociale, e përshpejton kontaktin e tij/saj në familje, socializimin me bashkëmoshatarët.
- Formimi i sjelljes së papërshtatshme e ashtuquajtur si ''lazdrim i fëmijës'' - prindi e shpien fëmijën në forma të ndryshme të sjelljes së dhunshme, shkatërruese dhe antisociale.
- Shfrytëzimi - prindi e shfrytëzon fëmijën në mënyrë që t’i plotësojë nevojat e tij/saj, e detyron atë të bëjë punë të papërshtatshme ose punë për të cilat ai/ajo ende nuk e ka arritur zhvillimin e duhur.
- Privimi i shkëmbimit emocional, disponueshmëria ose stimulimi thelbësor - prindërit nuk kanë ngrohtësi emocionale në lidhje me fëmijën.
- Prindër jo i besueshëm dhe i paqëndrueshëm - prindi ka kërkesa të paqarta ose ambivalente nga fëmija, duke e privuar atë nga një ndjenjë e stabilitetit familjar.
Si të njohësh një fëmijë që është abuzuar emocionalisht?
Treguesit fizikë të abuzimit emocional janë vonesa në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, urinimi dhe kryerja e nevojës së madhe në brekë, goditja e kokës, kafshimi, çrregullime të gjumit dhe dhimbja e kokës. Nëse vëreni reagime të pazakonta emocionale te një fëmijë, të tilla si fobia (frika), hipokondria, obsesioni, ekstremet e sjelljes, ankthi, sjellje të papërshtatshme "të vjetra" ose sjellje foshnjore, ndryshime të papritura në pamjen e fëmijës ose suksesin e tij/saj në shkollë, atëherë mund të bëhet fjalë për një fëmijë të abuzuar emocionalisht. Depresioni, përpjekjet për vetëvrasje dhe braktisja e mjedisit familjar nga fëmija mund ta manifestojnë gjithashtu këtë formë të abuzimit.
|