Abuzimi fizik i fëmijëve

“Abuzimi fizik i një fëmije nënkupton gjdo lloj te sjelljes ndeshkurese qe shpie ne keqtrajtimin e shpeshtë ose të njëhershëm të fëmijës, gjdo lloj te vepriit apo mos veprimit qe si pasoje shkakton dhe perdore forcen fizike qe shkaktojne qëllimshëm të dhimbjes, lëndimin trupor, si dhe çdo trajtim i prindërve dhe personave tjerë që përfshijnë një rrezik potencial të lëndimit trupor.”
Body

Shembuj të abuzimit fizik janë: shuplaka, goditja, shkelmimi, lëkundja (kryesisht te foshnjat), shtrëngimi i qafës, hedhja, helmimi, djegia, derdhja e lëngut të nxehtë ose vënia e pjesëve të trupit në lëng të nxehtë, ekspozimi i fëmijës në avull të nxehtë, lidhja e fëmijës, sulmi më armë, lënia e fëmijës vetëm në makinë, etj.

Forma më e zakonshme e abuzimit fizik të ushtruar nga të rriturit është ndëshkimi trupor i fëmijës si masë disiplinore në “edukimin e tij/saj”. Dënimi trupor është shumë i rrezikshëm për fëmijët, është një shkak i rëndësishëm i vdekjes së fëmijëve dhe një faktor në inkurajimin e sjelljes së dhunshme dhe çrregullimeve të tjera të sjelljes tek fëmijët.

Si të dallosh që një fëmijë është abuzuar fizikisht?

Dhuna fizike nuk shkakton domosdoshmërisht dëm trupor për fëmijët, as lëndimet nuk duhet të jenë gjithmonë të dukshme. Nëse vëreni mavijose te fëmijët e moshave të ndryshme (në vende të pazakonta si në fytyrë, kofshe, pjesën e poshtme të këmbëve, shpinë, bark, qafë, etj.), djegie, kocka të thyera, prerje, gërvishtje, skaje të ndarë, flokë të shkulura, të gjitha këto mund të jenë shenjë se një fëmijë është i abuzuar fizikisht. Nëse një fëmijë është jashtëzakonisht i/e kujdesshëm/me në kontakt me të rriturit, i tejkalon përmbushjen e kërkesave të të rriturve, është i/e turpshëm/me, i/e tërhequr ose hiperaktiv/e, e ka të vështirë të krijojë marrëdhënie me bashkëmoshatarët, ka aftësi të dobëta sociale, njohëse dhe gjuhësore, tregon prirje për të zgjidhur problemet me agresivitet, shfaq zemërim pa arsye, d.m.th të gjitha këto mund të jenë shenja të një fëmije të abuzuar fizikisht.

Nëse jeni të interesuar, shikoni videon: https://www.youtube.com/watch?v=Nc9SY3Fde_o