Çfarë duhet të bëni në rast të goditjes nga të nxehtët?

Nëse dyshoni se një fëmijë ka goditje nga të nxehtët, telefononi menjëherë shërbimin mjekësor të urgjencës (127) ose çojeni atë në spital!
Body

Ndërsa jeni duke pritur për një ambulancë, ju duhet të:

Largoni menjëherë  fëmijën nga dielli

  • Vendoseni fëmijën në një hije ose në një dhomë me ajër të kondicionuar.

Hiqini fëmijës rrobat e tepërta

Freskoni fëmijën duke i larë fytyrën ose duke e spërkatur  me ujë të ftohtë

  • Nëse keni mundësi, është e këshillueshme që ta lani ose t'i bëni dush me ujë jo shumë të ftohtë!
  • Nëse uji nuk është i disponueshëm, mund të ndihmojë  edhe ekspozimi ndaj rrjedhjes së ajrit (p.sh. ajri i ventilatorit).

Nëse është i vetëdijshëm, jepini fëmijës pije të freskëta

  • Nëse asistenca mjekësore nuk ka ardhur ende, telefononi shërbimin mjekësor të urgjencës (127) për udhëzime të mëtejshme.

Pas shërimit nga goditja e prej të nxehtit, fëmija është i ndjeshëm ndaj temperaturave të larta gjatë javëve në vijim. Është mirë që të shmangni temperaturat e larta dhe aktivitetin fizik derisa një pediatër ta miratojë atë.