Cigaret elektronike (e-cigaret) - produkte të reja të duhanit

E-cigaret - një produkt tipik i shekullit 21, rezultat i depërtimit të teknologjisë në të gjitha poret e shoqërisë. Funksionimi i tyre bazohet në ngrohjen e një lëngu (i cili zakonisht përmban nikotinë) dhe krijimin e një përzierjeje të grimcave të vogla që lëshohen në ajër.
Body

Procesi i përdorimit të tyre quhet avullim, ndonëse përdoret edhe termi xhuling, bazuar në njërin ndër produktet më të njohura.

Për filestarët duhet të sqarohet konfuzioni terminologjik kur është fjala për produktet e reja të duhanit!

Në veçanti gjatë viteve të fundit ka dalë në treg një brez i ri i pajisjeve - Produktet me ngrohje të duhanit (THP), teknologjia e të cilave bazohet në ngrohjen e duhanit, në vend të djegies së tij. Meqenëse këto pajisje nuk përmbajnë lëngje si një medium nikotine, ato nuk klasifikohen zyrtarisht si cigare elektronike, me të cilat zakonisht barazohen. Për shkak të procesit specifik të ngrohjes së duhanit në temperatura të larta, ato quhen pajisje “pa tym”, megjithëse krijojnë një sasi të vogël avulli të dukshëm afatshkurtër gjatë nxjerrjes së frymës.

Ndonëse prodhuesit i paraqesin këto pajisje si një kombinim revolucionar të teknologjisë së sofistikuar dhe shkencës së avancuar dhe avokojnë që ato të deklarohen produkte të duhanit me rrezik të modifikuar (që kohët e fundit u bë zyrtare nga Administrata e Ushqimit dhe Barërave në SHBA), megjithatë nuk duhet të harrohet pika kryesore:

Përbërësi i tyre themelor është nikotina, e cila shkakton varësi, dhe kjo tashmë është më shumë se një kërcënim i qartë për shëndetin!

Pozicioni i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është i qartë - cigaret elektronike dhe pajisjet e tjera të reja janë pa diskutim të dëmshme, gjë që kërkon rregullim të rreptë të përdorimit të tyre. Sepse...

  • Ende nuk ka dëshmi të vlefshme se pajisjet elektronike dhe “pa tym” bartin një rrezik më të ulët shëndetësor sesa cigaret tradicionale, si për duhanpirësit po ashtu edhe për duhanpirësit pasivë.
  • Nuk ka dëshmi se këto pajisje ndihmojnë për të lënë duhanin. Përkundrazi, konsumi i dyfishtë i cigareve të rregullta dhe elektronike është gjithnjë e më i zakonshëm
  • Ekziston një numër në rritje i përdoruesve të pajisjeve elektronike të nikotinës tek të rinjtë.

Për fillestarët - është mjaft “në modë” të pinë duhan jashtë në kafene apo restorant, në çdo kohë të vitit, edhe në vende të mbyllura! Përderisa presim që shkenca të ofrojë prova të reja, rekomandimi është të mbesim të kujdesshëm! Ka mënyra tjera për t’i ndjekur trendet moderne të botës...