Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin

Pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në botë, përfshirë edhe vendin tonë.
Body

Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin

Duhani përmban deri në disa mijëra lëndë kimike. Qindra prej tyre janë shumë toksike për trupin e njeriut, dhe të paktën 70 substanca prej tyre hyjnë në kategorinë e kancerogjenëve.

Në mënyrë të veçantë, përmenden TRI PËRBËRËSIT kryesorë të përmbajtjes së duhanit:

Nikotina – që vepron në tru vetëm pas disa sekondash. Ndikon në rritjen e tensionit të gjakut dhe përshpejton rrahjet e zemrës. Është për t'u ‘fajësuar’ pasi krijon një varësi të fortë ndaj duhanit!

Monoksidi i karbonit – që zë vendin e oksigjenit në transportin nëpërmjet gjakut, duke zvogëluar sasinë e oksigjenit, i cili është i nevojshëm për funksionimin normal të indeve dhe të organeve tona.

Katrani – i cili ngushton rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri dhe pengon më tej furnizimin me oksigjen. Përveç kësaj, ai depozitohet në bronke dhe me kalimin e kohës shkakton "kollën e duhanpirësit“ dhe lehtëson zhvillimin e mjaft infeksioneve në mushkëri.

Duke pasur parasysh çfarë u tha më sipër, pirja e duhanit mund të shkaktojë:

  • kancer të mushkërive,
  • sëmundje ishemike të zemrës,
  • sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Përveç kësaj, ajo kontribuon në masë të madhe në shfaqjen:

  • e arteriosklerozës,
  • e cerebrovaskulares, duke përfshirë edhe hemorragjinë cerebrale,
  • e mbi 20 llojeve dhe nëntipeve të sëmundjeve malinje (goja, laringu, ezofagu, stomaku, fshikëza, cerviksi),
  • e sëmundjeve akute të frymëmarrjes,
  • e astmës (si dhe përkeqësim të saj!).

Pirja e duhanit gjithashtu ndikon në përkeqësimin e potencialit riprodhues, d.m.th. çon në vështirësi të ngjizjes së fëmijës.

Mbi 8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga pasojat e pirjes së duhanit.