Duhanpirja gjatë ushqyerjes me gji

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji janë periudhat e jetës suaj kur ju duhet të përpiqeni me çdo kusht ta lini duhanin. Edhe nëse ju dështoni të lini duhanin, qumështi juaj është ende ushqimi më i mirë për foshnjën tuaj dhe ju mund ta ushqeni me gji atë.
Body

Nëse pini duhan ose cigare elektronike gjatë periudhës së gjidhënies, substancat e dëmshme i kalojnë foshnjës nëpërmjet qumështit dhe ai/ajo gjithashtu ekspozohet ndaj duhanpirjes pasive. Tymi i duhanit përmban mbi 4000 kimikate (duke përfshirë cianur, plumb), nga të cilat 60 janë provuar të jenë kancerogjene. Nënat që pinë duhan, (sidomos duhanpirëset «e rënda», që pinë më shumë se 20 cigare në ditë), mund të kenë mangësi në beta karotene, vitaminat B6, B12 dhe C. Fëmija mund të jetë në ankth, nervoz ose të ketë çrregullim të gjumit. Nikotina mund të zvogëlojë prodhimin e qumështit dhe kështu ndikon në shtimin në peshë të fëmijës; nënat që pijnë duhan janë më të prirura për mastit.

Vdekja e papritur e foshnjave është më e zakonshme në shtëpitë e duhanpirësve dhe këta fëmijë kanë më shumë gjasa të kenë otitis media, astmë dhe një rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare më vonë në jetë.

Nëse jeni duhanpirës, do të ishte ideale ta linit këtë zakon  jo të mirë, ndërkohë që jeni duke planifikoni një shtatzëni, ose të paktën gjatë muajve të hershëm të shtatzënisë.  Kur e lë duhanin, ke bërë një nga ndryshimet më të mëdha që mund të përmirësojë shëndetin tuaj dhe të fëmijës. Kërkoni këshilla profesionale dhe ndihmë për ta arritur këtë. Është më e lehtë për të zbatuar këtë vendim gjatë shtatzënisë, ndërsa ju keni më shumë kohë, sesa pas lindjes së fëmijës.

Nëse nuk ke qenë në gjendje ta heqësh vesin e keq të duhanpirjes, të paktën përpiqu të pakësosh sasinë e cigareve që pi. Këshillohet gjithashtu një interval midis cigareve dhe ushqyerjes me gji prej së paku 60 minutash, sepse sasia e nikotinës në qumësht zvogëlohet me kalimin e kohës.

Gjithashtu, mund ta mbrosh fëmijën duke pirë duhan gjithmonë në ambient të jashtëm.  Tymi i duhanit të mbetet në flokë, rroba dhe lëkurë. Ndërkohë që pini duhan, mbulojini flokët dhe rrobat me diçka që fëmija nuk do ta kontaktojë. Lani gjithmonë duart dhe lani dhëmbët pas pirjes së duhanit, para se të kapni foshnjën tuaj. Sigurohu që të tjerët që pinë duhan të bëjnë këtë larg teje dhe foshnjës sate.