Shëndeti mendor i prindërve në periudhën perinatale
Edhe pse lindja e një fëmije shpesh përcillet me gëzim të madh, për disa gra, burra dhe familje në përgjithësi shtatzënia dhe periudha pas lindjes mund të shndërrohen në një periudhë stresi dhe sfidash. Problemet e shëndetit mendor te gratë shtatzëna ose gratë që kanë lindur kohët e fundit, si dhe baballarët e ardhshëm dhe “të rinj”, ndodhin në të gjitha vendet dhe kulturat. Ky çrregullim zakonisht quhet “depresion”. Sipas Institutit të Atësisë në Mbretërinë e Bashkuar, është përcaktuar se mesatarisht 10.4% e baballarëve vuajnë nga depresioni para dhe pas lindjes së një fëmije, dhe shkalla më e lartë e depresionit tek baballarët ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë pas lindjes. Depresioni te baballarët shoqërohet me probleme të gjumit/qarjen e foshnjës; neuroticizmi i babait dhe abuzimi/varësia nga substancat; çrregullime të lehta të personalitetit te nëna dhe gjendjen e saj aktuale mendore; qëndrimet ndaj atësisë dhe mashkulloritetit; ndjenja e përjashtuar nga roli prindëror, pamundësia për t’u kujdesur për foshnjën dhe ndërtimit të marrëdhënies me të; mungesa e mbështetjes për atësinë; cilësia e dobët e marrëdhënieve me partner; mosmarrëveshjet lidhur me shtatzëninë, shqetësimet dhe përgjegjësitë shtesë; pritjet e paplotësuara; etj. Çrregullimet e shëndetit mendor gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes (periudha perinatale) zakonisht klasifikohen në tre deri në katër grupe:
Një numër faktorësh të rrezikut i bëjnë disa nëna dhe baballarë më të prekshëm, këtu janë vetëm disa prej tyre: arsimi i ulët dhe cenueshmëria sociale; statusi i ulët social i grave; nivelet e ulëta të të ardhurave dhe arsimit të grave, përjashtimi i tyre social dhe shumë pak ndikim në jetën e tyre; mosha (nënat e reja dhe baballarët e rinj kanë më shumë gjasa të kenë shëndet të dobët mendor); përvoja negative ose stresuese (si abuzimi i fëmijërisë, jetesa në varfëri, pa mjete financiare, situata e pasigurtë e strehimit, humbja e fundit e një të dashuri ose migrimi); marrëdhënie të paqëndrueshme ose jo mbështetëse me një partner jetësor (p.sh. abuzimi me substanca, dhuna, shëndeti i dobët mendor, mospranimi i shtatzënisë, shtatzënia e hershme në marrëdhënie, prindërit që jetojnë në familje të veçanta); sistemi i dobët familjar dhe i mbështetjes sociale ose mungesa e tij, dhe shumë të tjerë. Kohët e fundit, një numër i grave të famshme i ndanë me publikun përvojat e tyre përse amësia ishte një përvojë shumë e vështirë, apo edhe e dhimbshme për ta në fillim, derisa ata morën ndihmë profesionale. Ata theksojnë se është e nevojshme që ta rrisin ndërgjegjësimin publik dhe ta zvogëlojnë stigmën lidhur me disa nga këto vështirësi të shëndetit mendor apo edhe çrregullimeve.
|