Çka nënkuptojmë me shëndetin mendor?

Shëndeti mendor për fëmijë dhe adoleshent i referohet një ekulibri në mes të elemnteve që e ndërtojnë atë siç janë: 

  1. Mirëqenia fizike, 
  2. Mirëqenia psikologjike, dhe 
  3. Mirëqenia sociale.  

Çka do të thotë kjo për fëmiun apo adoleshentin? Në këtë rast një fëmijë që gëzon shëndet mendor të plotë është në gjendje që të ketë një mirëqenie emocionale përmes rregullimit, monitorimit, dhe shprehjes së emocioneve; të ketë një mirëqenie të mirë sociale përmes marrëdhënieve të sigurta që krijon me familjen dhe bashkëmoshataret. Gjithashtu, në anën tjetër është në gjendje që të krijojë edhe nje balancim të sjeljes dhe është në gjendje të kontrollojë sjelljet e veta. Pra, po ta shikojmë, të gjitha këto komponente ndërtojnë një mirëqenie të ekuilibruar të shëndetit mendor.  

Burimi: Prof. Ass. Dr. Mimoza Shahini

  • Video file
References and comments

Prof. Ass. Dr. Mimoza Shahini