Çrregullimet dhe dëmtimet në komunikim
Rreth çrregullimeve dhe dëmtimeve në komunikim
Çrregullimet dhe dëmtimet më të zakonshme në komunikim tek fëmijët janë:
- çrregullimet gjuhësore – këto janë probleme me të kuptuarit dhe/ose përdorimin e gjuhës së folur për të shkëmbyer ide;
- çrregullime të të folurit – këto janë probleme me krijimin dhe kombinimin e tingujve me fjalë në mënyrë që njerëzit të kuptojnë;
- belbëzimi;
- probleme me zërin si shterja e zërit, probleme me frymëmarrje, ashpërsia ose zë shumë i hollë/trashë ose i lartë/ulët
- çrregullim të komunikimit social.
Mbështetja dhe trajtimi i fëmijëve me çrregullime ose dëmtime në komunikim
Disa fëmijë i tejkalojnë çrregullimet ose dëmtimet në komunikim. Mirëpo të tjerët kanë sfida më të gjata.
Nëse fëmija ka çrregullim në komunikim, mbështetja dhe trajtimi që i nevojitet do të varet nga çrregullimi me të cilin përballet.
Ka gjasë që fëmijës do t'i duhet të punoj me logoped. Logopedi mund ta vlerësojë fëmijën për të gjetur mënyrën më të mirë për ta ndihmuar që të zhvillojë aftësinë e komunikimit.
Gjithashtu mund të keni nevojë të konsultoheni me profesionistë të tjerë si:
- audiolog;
- mësues i arsimit special;
- këshillues gjenetik.
Shkaqet e çrregullimeve dhe dëmtimeve në komunikim
Nuk dihet saktësisht se çfarë i shkakton shumicën e çrregullimeve dhe dëmtimeve në komunikim.
Disa probleme të komunikimit mund të kenë lidhje gjenetike.
Ndonjëherë fëmijët kanë çrregullime në komunikim dhe nuk kanë shqetësime tjera zhvillimore.
Ndonjëherë fëmijët kanë çrregullime të komunikimit së bashku me shqetësime të tjera shëndetësore ose zhvillimore. Këto gjendje përfshijnë:
- çarje të buzës dhe/ose qiellzës;
- bllokim në telat e zërit;
- paaftësi intelektuale;
- dëmtim ose goditje në tru;
- çrregullimi i spektrit autik;
- sindroma Dawn;
- paraliza cerebrale;
- dëmtimi i dëgjimit.