Biseda dhe loja: fëmijët e vegjël

Qysh si foshnjë, fëmija juaj fillon të zotërojë gjuhën. Ju mund t’i inkurajoni aftësitë e të folurit të foshnjës me idetë e përditshme të lojës - duke dëgjuar fëmijën tuaj, duke biseduar së bashku, duke kënduar dhe duke treguar histori.
Body

Rreth të folurit të fëmijës së vogël

Gjuha e foshnjës suaj do të fillojë të “shpërthejë” së shpejti, edhe nga pak pse fëmija juaj ka mësuar rreth fjalëve, tingujve dhe bisedave që nga lindja.

Ju mund të vazhdoni ta inkurajoni foshnjën duke kënduar, duke recituar vjersha nga çerdhja, duke folur, duke lexuar dhe treguar rrëfime.

Çfarë duhet të prisni: të folurit e foshnjave

Fëmija juaj ndoshta do të fillojë:

  • të flet në fjali të sakta nga mosha 24-30 muajsh
  • ta kuptojnë më lehtë  të huajt nga mosha 26-36 muaj
  • t’i përdorë përemrat (unë, ti, mua, ne, ata) dhe disa forma të shumësit nga mosha 26-36 muajsh
  • ta kuptojë shumicën e asaj që e thonë të rriturit diku rreth mohës tre vjeçare.

Nga ditëlindja e dytë, fëmija juaj ndoshta do të kënaqet t’i emërtojë gjërat e përditshme, si “qen” dhe ‘pijë”. Ajo gjithashtu do të jetë në gjendje ta kuptojë dhe ndjekë një kërkesë të thjeshtë, si “Më sill librin tuaja” ose të përshëndes me dorë “papa”.

Deri në moshën tre vjeçare, fëmija juaj ndoshta do të kalojë në fjali të thjeshta, si “Ku shkoi qeni?” Nga tani të huajt ndoshta do të jenë në gjendje ta kuptojnë shumicën e asaj që thotë fëmija juaj, edhe pse ai ende do ta ketë vështirë t’i shpreh disa fjalë qartë.

Biseda mund të jetë frustruese për të vegjlit - ata mund të kenë aq shumë për t’ju thënë, por nuk mund t’i nxjerrin fjalët. Nëse ju i ndani  kohë fëmijës suaj, ajo do ta arrijë qëllimin. Tentimi dhe bërja e gabimeve janë pjesë të rëndësishme e të mësuarit.

Fëmijët e vegjël i përgjigjen më së miri inkurajimit dhe interesit, në vend që të korrigjoni ose të argëtoheni, prandaj përpiquni të shmangni shumë shpesh korrigjimin e gabimeve të foshnjës suaj.

Mësimi i të folurit është një aftësi komplekse. Kur e ndihmoni fëmijën tuaj ta shprehë veten, përpiquni të përqendroheni në argëtimin që e keni së bashku, në vend se ta shihni atë si një mundësi mësimore.

Ide loje për ta inkurajuar të folurit e foshnjës

Në sa më shumë fjalë që e ekspozoni fëmijën tuaj, aq më shumë fjalë do të mësojë ai. Këtu janë dhënë disa ide të lojës për ta inkurajuar të folurit e foshnjës:

  • Lexoni me fëmijën tuaj.
  • Flisni për gjërat e zakonshme që bëni çdo ditë — për shembull, “Unë jam duke i varur këto rroba për të tharë jashtë sepse është një ditë e bukur”.
  • Përgjigjuni dhe flisni për interesat e fëmijës suaj. Për shembull, nëse fëmija juaj pretendon se e vozit një makinë, pyeteni se ku po shkon.
  • Recitoni vjersha dhe këndoni këngë. Luani me rima, tregime dhe këngë në makinë.
  • Kopjoni përpjekjet e fëmijës suaj me fjalë për të inkurajuar bisedë të dyanshme. Gjithashtu ndërtoni komunikimin mbi fjalët themelore - për shembull, kur fëmija juaj thotë “tren”, mund të thuash, “Po, është një tren  madh dhe i kuq”.
  • Kur fëmija juaj është “duke folur”, tregoni se jeni duke dëgjuar, duke qeshur dhe duke e shikuar atë. Gjithashtu lavdëroni përpjekjet e fëmijës suaj për të folur.
  • Lini kohë pasi të flisni për t’i dhënë fëmijës suaj një shans për t’iu përgjigjur. Ai mund të mos i ketë gjithmonë fjalët e duhura, por ai ende do të përpiqet të përgjigjet. Kjo i ndihmon fëmijët të mësojnë rreth bisedës.
  • Tregoni dhe emërtoni pjesët e trupit, ose bëni atë në një lojë — për shembull, “Ku është goja?”

Koha para ekranit dhe të folurit e foshnjës

Koha para ekranit nuk rekomandohet për fëmijët nën 18 muaj, përveç video-bisedave. Pas 18 muajve, fëmija juaj mund të kalojë kohë para ekranit, por është më mirë që ju të shikoni ose të luani me fëmijën tuaj.

Periudha të gjata të kohës së kaluar para ekranit kanë qenë të lidhur me një sërë çështjesh shëndetësore te të vegjlit dhe fëmijët parashkollorë, si dhe zhvillimin e ngadalshëm të aftësive gjuhësore, kujtesës afatshkurtër dhe aftësive më të varfra sociale.

Shqetësimet rreth të folurit të foshnjës duke folur

Nëse në moshën 18 muajsh foshnja juaj nuk murmurit shpesh, nuk përdor fjalë kuptimplote ose nuk duket se ju dëgjon, gjegjësisht nuk duket se i dëgjojë të tjerët kur flasin, është ide e mirë ta vizitoni një mjek, pediatër apo infermiere shëndetësore për fëmijë dhe familje. Ju gjithashtu mund të dëshironi të shihni një profesionist të shëndetit të fëmijëve ose të bisedoni me kujdestarin e fëmijës suaj ose edukatorin e kopshtit, nëse nuk mund ta kuptoni të folurit e fëmijës suaj deri në kohën kur ajo është tre vjeç, ose nëse ajo ende nuk flet shumë në këtë moshë.