Leximi për fëmijën dhe leximi me fëmijën

Leximi është një nga mënyrat që një fëmijë ta pranojë “ushqimin e gjuhës”. Ky “ushqim” është një nga mënyrat më gjithëpërfshirëse të stimulimit të zhvillimit, siç vërtetohet nga shkenca. Leximi ofron fjalë - emra për gjërat, aktivitetet, ngjarjet që fëmija i sheh rreth tij/saj, përvojat e tij/saj, ndjenjat dhe të tjera si këto.
Body

Tregimet i ofrojnë mundësi fëmijës të kuptojë ose analizojë gjërat që ka përjetuar, të kuptojë sjelljet e personazheve, si dhe shkaqet e pasojat e këtyre sjelljeve. Po ashtu, tregimet i ofrojnë mundësi fëmijës që të reflektojë dhe të krijojë lidhje logjike, të flasë, të imagjinojë - ta ndryshojë rrjedhën ose përfundimin e tregimit dhe të ngjashme.

Kur e përmendim leximin, zakonisht e para gjë që na shkon në mend është rituali i leximit para gjumit. Prindi lexon librin me zë, që kryesisht ka për qëllim qetësimin e fëmijës, fëmija mund të merrë ose jo pjesë në këtë aktivitet. Mirëpo, zëri i ngrohtë, afërsia dhe butësia e prindit në këtë aktivitet sigurisht që kontribuojnë afërsisë me fëmijën.

Leximi me fëmijën është ndryshe

Kërkon që fëmija të jetë zgjuar, i gatshëm për të marrë pjesë aktive, për të filluar dhe për të udhëhequr aktivitetin e leximit.

Leximi me fëmijën duhet të bëhet gjatë ditës, kur fëmija zgjedh atë aktivitet dhe është gati të eksplorojë nëpërmjet tij. Më pas, libri zgjidhet nga fëmija, si në çdo lojë, është e rëndësishme t’i mundësoni fëmijës ta drejtojë vetë aktivitetin e leximit. Gjithashtu, është e rëndësishme t’i vlerësosh, njohësh dhe fuqizosh mënyrat e pjesëmarrjes së fëmijës,  ta zgjerosh interesin dhe ta ruash vëmendjen e fëmijës, si dhe ta bësh të mundur eksplorimin dhe mësimin e vërtetë nëpërmjet lojës me fjalë dhe imazhe.

Mund të lexoni me fëmijën në çdo kohë dhe kudo 

Merrni një libër me vete kur shkoni për shëtitje ose në kontroll pediatrik. Vërini librat në dispozicion të fëmijës që në ditët më të hershme - lërini në çdo dhomë dhe vendosni ku mund t'i arrijë. Mbani në mend se 15 minuta lexim me fëmijën është një sasi e "ushqimit gjuhësor", që do të bëjë ndryshim në përvojën dhe zhvillimin e fëmijës suaj!