Leximi me foshnjat që nga lindja
Pse është e rëndësishme të lexoni me fëmijën tuaj Ndarja e tregimeve, të folurit dhe të kënduarit e ndihmon zhvillimin e foshnjës tuaj në shumë mënyra. Bërja e këtyre aktiviteteve çdo ditë e ndihmon fëmijën tuaj të njihet me tingujt, fjalët, gjuhën dhe, përfundimisht, vlerën dhe kënaqësinë nga librat. Ky fillim i mirë në të vërtetë e ndihmon atë të jetë një lexues i suksesshëm më vonë në jetë. Pra është një kohë e mrekullueshme për ju që të lidheni me fëmijën tuaj dhe të kaloni kohë së bashku. Përderisa fëmija juaj rritet, leximi i tregimeve gjithashtu e stimulon imagjinatën e saj dhe e ndihmon atë të mësojë rreth botës përreth saj. Mund të filloni t’i lexoni me zë fëmijës suaj sa më herët që të dëshironi - sa më herët aq më mirë. Për fillim artikujt tanë për leximin e tregimeve me foshnjat dhe fëmijët dhe zhvillimin e shkrim leximit përmbajnë më shumë informacione. Ndarja e librave me fëmijën tuaj Edhe foshnjat e vogla mund të kënaqen dhe të përfitojnë nga leximi i librave me ju. Për shembull, ju mund të:
Çfarë të lexoni me fëmijën tuaj Në përgjithësi, foshnjat pëlqejnë libra që kanë vjersha, ritëm dhe përsëritje të mirë. Kjo përsëritje dhe ky këndim me rimë i ndihmon fëmijët të mësojnë. Që kur fëmija juaj lind, ju mund të kërkoni për:
Mbani mend, nëse nuk keni libra, tregoni fëmijës suaj histori, këndoni këngë që doni, shikoni dhe flisni për fotografitë e familjes - gjithçka që ju bashkon është e mrekullueshme!
|