Të flasësh me bebet dhe fëmijët e vegjël: Si të veprosh dhe pse

Pika kyçe. Të folurit me fëmijën që nga lindja ndikon në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe komunikuese. Ju mund të flisni me fëmijën tuaj kuro, kudo dhe për çdo gjë. Ndihmojeni fëmijën të mësojë rreth bashkëbisedimit duke bërë pauza gjatë bisedës dhe duke i lënë kohë fëmijës të përgjigjet. Leximi, këndimi dhe lojërat gjuhësore ndihmojnë në zhvillimin gjuhësor të fëmijës suaj.
Body

Të folurit me bebet dhe fëmijët e vegjëlt: përfitimet e të folurit të vazhdueshëm

Të folurit me fëmijën tuaj që në ditët e para të lindjes mund të ndihmojë zhvillimin e tij/saj të të folurit. Sa më shumë të flisni me fëmijën tuaj, aq më mirë do të jetë për të.

Prindërit që flasin shumë me fëmijët e tyre të vegjël përdorin tinguj dhe fjalë të ndryshme. Të dëgjuarit e më shumë fjalëve dhe të llojeve të tyre  të ndryshme përmirëson aftësitë e të kuptuarit të gjuhës. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë pasurohet fjalori me fjalë që kupton dhe që përdor fëmija juaj.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për aftësitë gjuhësore. Të folurit e vazhdueshëm me fëmijët e vegjël ndihmon trurin e tyre të zhvillohet dhe do t'i ndihmojnë në përparimin e tyre në shkollë.

Çfarë lloj bisedash janë të mira për bebet dhe fëmijët e vegjël?

Të flasësh e të komunikosh me fëmiëjt e vegjël nuk është e vështirë. Ju mund të flisni me fëmijën ndërkohë që e lani, që i përgatisni ushqimin dhe ëpr çdo gjë që ndodh përreth jush.

Për shembull, ju po shëtisni me fmëijën në natyrë dhe dhe ai/ajo ju tregon me gisht një pemë. Ju mund t'i thoni 'Kjo është një pemë e madhe. Apojo? Cilat kafshë jetojnë në atë pemë? Ndoshta një ketër?'.

Zërat e ndryshëm që dëgjon fëmija përreth vetes në familje quhen zëra 'prindërorë'. Tingëllon pak a shumë si shprehja "Shpirtiiii, kush është dashuria e mamit dhe e babit?' bebet dhe fëmijët e vegjël preferojnë më shumë këtë lloj bisede sesa një bisedë normale të rriturish. Pra, vazhdoni ta përkëdhelni me zërin prindëror fëmijën për të komunikuar më të.

Sa shumë duhet të flasim me bebet dhe fëmijët e vegjël

Të folurit dhe çdo lloj bisede që mund të zhvilloni janë të mira për fëmijën tuaj, kështu që përpiquni të flisni sa më shumë gjatë ditës. Nuk është e nevojshme të caktoni një kohë të veçantë për të folur me fëmijën tuaj.

Bebeve dhe fëmijëve të vegjël u pëlqejnë edhe momentet e qeta. Nëse vini re që fëmija juaj nuk ju përgjigjet më dhe fillon të shfaqë shenja lodhjeje ose bezdisjeje, ndërpriteni bisedën me fëmijën dhe lëreni të qetë. Zgjidhni një kohë tjetër gjatë ditës për të folur.

Temperamenti i fëmijës suaj mund të ndikojë, gjithashtu, dhe në shpeshtësinë e rasteve kur ai/ajo dëshiron të komunikojë me ju. Disa foshnje dhe fëmijë të vegjël janë natyrisht më të interesuar dhe disa të tjerë me pak.

Kur të filloni të flisni me fëmijën tuaj?

Është e mrekullueshme nëse filloni të flisni me fëmijën tuaj sa më herët që të mundeni. Në fakt, që nga lindja, bebja thith një sasi të madhe informacioni, lidhur me fjalët dhe të shprehurit, vetëm nga dëgjimi dhe shikimi.

Bisedat me fëmijën mund t'ju duken sikur po flisni me veten, por edhe pse bebet nuk kanë ende fjalë, ai/ajo do t'ju dëgjojë dhe do të përpiqet t'i bashkohet bisedës suaj! Fëmija mund të përdorë të qarat, kontaktin me sy dhe dëgjimin për të komunikuar me ju. Më vonë, fëmija juaj do të gugasë, do të buzëqeshë, do të qeshë, do të nxjerrë më shumë tinguj dhe do të lëvizë trupin e vet për të komunikuar me ju.

Nëse i kushtoni vëmendje fëmijës suaj kur jeni duke i folur, do t'i vini re këto shenja komunikimi.

Duke folur dhe ndaluar në mënyrë sistematike me fëmijën tuaj, në një mënyrë të ngrohtë dhe të butë, ju po ndani dhe po krijoni përvoja së bashku. Kjo forcon marrëdhënien tuaj me fëmijën dhe, njëherazi, e ndihmon të mësojë më shumë rreth botës që e rrethon.

Këshilla për të folur me bebet dhe fëmijët e vegjël

Ju mund të ndiheni çuditshëm teksa flisni me një foshnje që nuk di të flasë shumë, por ju duhet të vazhdoni, sepse jeni në rrugën e duhur! Bisedat dhe veprimtaritë e sugjeruara në vijim do ta ndihmojnë fmëijën tuaj në zhvillimin e aftësive gjuhësore.

Përshtatuni me fëmijën tuaj

  • Minimizoni shpërqendrimet. Fikni televizorin, kompjuterin ose bëni gjithçka që ju ndihmon të jeni aty vetëm për të folur me fëmijën tuaj.
  • Dalloni se çfarë i intereson fëmijës suaj, bëjini një pyetje ose koment dhe më pas jepini fëmijës tuaj kohë që të përgjigjet. Për shembull, në kohën që i bëni banjë mund t'i thoni' Ç'po bën rosaku? Rosaku po noton. Pllaq-plluq!'.
  • Teksa fëmija juaj mëson të flasë, jepini kohë të gjejë fjalët e duhura për të shprehur mendimet e veta dhe dëgjojeni me vëmendje kur flet. Për shembull, përpiquni të mos i përfundoni ju fjalitë që thotë dhe sigurohuni që fëmija juaj të ketë përfunduar para se nisni të flisni ju. Ky veprim i dërgon fëmijës mesazhin se për ju është e rëndësishme ajo që do t'ju thotë.
  • Përdorni pauza gjatë bisedës me fëmijën tuaj. Fëmija juaj do t'i mbushë këto pauza kur fjalori i tij/saj të jetë pasuruar. Gjithashtu, fëmija juaj mëson se në një bisedë 'jepet dhe merret'.

Bëhuni interesant

  • Flisni me fëmijën tuaj për gjërat që i interesojnë - për shembull, çfarë mund të bëjë gjyshi sot, për një përrallë që keni lexuar së bashku ose rreth diçkaje që po ndodh jashtë.
  • Flisni për një përvojë tuajën - për shembull, 'Sot është ditë me diell. E mban mend sa u lagëm dje, kur po ktheheshim për në shtëpi? Çorapet e tua ishin bërë qull'
  • Përdorni shprehje të ndryshme për ta bërë bisedën tuaj interesante dhe tërheqëse. Nuk ka shumë rëndësi ajo që thoni, por mënyra se si flisni për të.
  • Mos përdorni fjalë të vështira, por nëse nuk i shmangni dot, shpjegojani fëmijës dhe përdorni fjalët e duhura përshkruese. Për shembull, 'Ne do të takojmë pediatrin - ky është mjeku që di gjithçka për foshnjat dhe fëmijët e vegjël'.

Lexoni, rrëfeni histori, këndoni dhe recitoni vjersha

  • Lexojini libra dhe rrëfejini histori fëmijës tuaj që nga lindja, çdo ditë nëse mundeni. Pas disa javësh, fëmija juaj do të kuptojë se së bashku do të kaloni një kohë të bukur, të qetë dhe të veçantë.
  • Flisni për ilustrimet në libra, pyeteni me zë të lartë se çfarë mund të ndodhë më tej në histori, tregoni fjalë dhe shkronja dhe lërini fëmijën tuaj ta prekë,ta mbajë vetë librin dhe ta shfletojë. Ju mund të krijoni libër me historitëdhe vizatimet tuaja.
  • Ndihmojeni fëmijën tuaj të mësojë se librat dhe leximi janë argëtues. Ju mund ta bëni këtë duke i kushtuar një kohë të veçantë leximit, duke i bërë përqafimet pjesë të kohës së leximit dhe duke e lënë fëmijën tuaj të zgjedhë disa libra - edhe nëse ju duhet të lexoni të njëjtët vazhdimisht!
  • Këndoni këngë dhe recitoni vjersha kudo ku të ndodheni me fëmijën tuaj: në makinë, në tualet, para gjumit-edhe nëse është diçka e pakuptimtë. Fëmija juaj do ta pëlqejë ritmin e fjalëve dhe do të qetësohet nga zëri juaj. Ju mund të shikoni variantet Karaoke për fëmijë për të marrë ide.
  • Fëmija juaj do të mësojë të flasë duke parë juve si komunikoni me të tjerët. Nëse flisni në mënyrë pozitive me të tjerët, ai/ajo do të mësojë të flasë pozitivisht. Për shembull, kur jeni duke folur së bashku gjatë kohës së ngrënies, mund të përdorni pyetje pozitive si 'Çfarë shkoi mirë në ditën tuaj sot?'.