Djegiet e fëmijëve dhe si të parandalohen ato - situatat e veçanta
Kujdesi i veçantë gjatë gatimit:
Kur gatuani, gjithmonë të jeni pranë shporetit/furrës dhe mos e lini kurrë pa mbikëqyrje ushqimin që është duke u gatuar! Dorezat e tenxhereve të thellë, enëve, tiganëve, xhezveve të kafesë duhet të kthehen gjithmonë drejt murit kur janë në shporet, për t'i bërë ato të paarritshme për fëmijën. Çfarë tjetër mund të bëni:
- Monitoroni dhe kufizoni përdorimin e shporetit, mikrovalës dhe pajisjeve tjera të ngrohjes nga fëmijët më të mëdhenj.
- Sa herë që është e mundur, gatuani ushqim në pllakën e shporetit që është më larg.
- Fëmijët e vegjël dhe foshnjat nuk duhet të jenë pranë shporetit ose në kuzhinë!
- Asnjëherë mos e mbani në të njëjtën kohë edhe fëmijën edhe një enë me lëng ose ushqim të nxehtë!
- Kurrë mos lini pa mbikëqyrje ushqimin e nxehtë dhe lëngjet pranë fëmijëve
- Asnjëherë mos vendosni ushqim të nxehtë në një tavolinë me mbulesë tavoline, të cilën fëmija mund të tërheqë!
- Mos e lini fëmijën e vogël pa mbikëqyrje në dhomë ku ka burim të hapur të nxehtësisë (p.sh. ndonjë hekur të ndezur) ose në të cilin diçka po gatuhet!
- Mësojini fëmijët më të mëdhenj se si duhet të merren me pajisjet e ngrohjes dhe ta kufizojnë përdorimin
Kujdes i veçantë kur e lani fëmijën:
- Kontrolloni temperaturën e ujit para se ta fusni fëmijën në banjë!
- Kufizoni temperaturën maksimale të ujit në ngrohësin e ujit — vendosni termostatin në maksimum. 60oC.
- Nëse e pastroni foshnjën ose fëmijën, gjithmonë së pari lëshoni ujin e ftohtë dhe pastaj ujin e ngrohtë.
- Para se ta fusni fëmijën në banjë, sigurohuni që ta kontrolloni temperaturën e ujit dhe mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje në banjë!
Mjetet piroteknike nuk janë për fëmijë!
Mos lejoni fëmijët të luajnë vetë me xixëllonja, ndërkohë që përdorimi i fishekzjarrëve është diçka që nuk duhet t'ua lejoni fëmijëve tuaj!
Bëjeni të sigurt kohën që fëmija e kalon në diell!
Mbroni fëmijën tuaj duke shmangur ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në 17:00, duke përdorur mbrojtje adekuate të kokës (kapuç ose kapelë të gjerë), veshje me ngjyra të lehta, syze dielli me mbrojtje 100% UVA dhe UVB dhe mbrojtje me faktor të lartë nga dielli (mbi 30), dedikuar posaçërisht për lëkurën e fëmijëve dhe të përdoret në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.