Efektet anësore të mundshme pas vaksinës BCG
Para se të dilni nga lindorja, foshnja juaj ka marrë vaksinën BCG që përmban baktere të zbutura të gjalla Bacillus Calmette Guerin (Mycobacterium bovis BCG) në pjesën e sipërme të krahut të majtë në mënyrë që të zhvillojë mbrojtje kundër tuberkulozit.
Body
Ashtu si me materialet e tjera imuno-biologjike, efekte anësore mund të ndodhin edhe me këtë vaksinë.
Efektet anësore të mundshme janë:
- Reaksion lokal me formimin e ulçerave të cilat zgjasin më shumë dhe lënë një shenjë më të madhe.
- Reaksion i zgjatur në vendin e injektimit dhe të gjëndrave limfatike regjionale, të cilat inflamohen duke lënë një shenjë shtesë. Procesi përfundon nën lëkurë, dhe për shkak të kalciumit të grumbulluar mund të jetë i prekshëm dhe i dukshëm.
- Gjithashtu janë të mundshme reaksionet alergjike të përcjellura me skuqje, urtikaria, kruarje, reagime anafilaktike jashtëzakonisht të rralla.
- Reaksione shumë të rralla ndaj vaksinës mund të përfshijnë inflamacion të eshtrave ose nyjeve.
Nuk ekziston ndonjë rekomandim uniform lidhur me trajtimin e reaksioneve lokale të cekura më sipër. Kryesisht bëhet vetëm monitorimi i procesit, kurse shërimi ndodh spontanisht. Ndonjëherë bëhet kullimi kirurgjik i gjëndrës.
Reaksionet e zgjatura ndaj vaksinimit trajtohen.