Efektet anësore të mundshme pas vaksinës së hepatitit B

Vaksina e hepatitit B u jepet fëmijëve për t'i mbrojtur ata kundër hepatitit B
Body

Si çdo medikament tjetër edhe vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore kalimtare si:

  • lokale: dhimbje, skuqje dhe entje
  • humbje e oreksit
  • përgjumje
  • shqetësim, pagjumësi
  • lodhje
  • dhimbje koke
  • vjellje, diarre
  • temperaturë e lartë.

Këto reaksione janë të lehta dhe largohen spontanisht brenda disa ditësh.

Pas vaksinimit, reaksionet serioze alergjike janë jashtëzakonisht të rralla (më pak se 1 në 10,000 të vaksinuar), dhe shfaqen në formë të ënjtjes së fytyrës dhe qafës, vështirësi në frymëmarrje, plogështi e rëndë me marramendje dhe humbje të vetëdijes, mavijosje të lëkurës të cilat duhet të trajtohen në institucione shëndetësore përkatëse.

Këshilla:

Nëse, pas largimit nga institucioni shëndetësor, fëmija juaj manifeston ndonjë nga reaksionet alergjike të listuara më sipër, kontaktoni menjëherë institucionin më të afërt shëndetësor.

Pas vaksinimit këshillohet të qëndroni në institucion shëndetësor deri në dhjetë minuta, në mënyrë që të monitoroni gjendjen e fëmijës.