Fakte rreth kënaqësisë seksuale gjatë shtatzënisë
Body
- Shumica e grave mund të vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale deri në momentin kur të vijë koha për lindje. Aktiviteti seksual nuk e dëmton foshnjën. Foshnja mbahet e sigurt nga qeska amniotike (membrana), qafa/zverku dhe muskujt e mitrës. Po ashtu ekziston një shtresë e trashë mukoze që e mbyll zverkun dhe mbron foshnjën nga infektimi.
- Është normale që dëshira seksuale e femrës të ulet gjatë tremujorit të parë për shkak të ndjeshmërisë së gjirit, lodhjës dhe të përzierave. Gra të tjera e shohin këtë si një rast kur ato nuk kanë nevojë të shqetësohën për kontrollin e lindjes apo se mos mbesin shtatzënë — kjo e bën marrëdhënien seksuale edhe më të këndshme. Kur të vijë tremujori i dytë, shumë gra janë më pak të lodhura, kanë më pak përzierje dhe përjetojnë rritje të dëshirës seksuale.
- Baballarët mund të mbështesin dhe/ose rrisin vetëvlerësimin e partnerit të tyre në lidhje me trupin e tyre që po ndryshon duke dhënë komente pozitive.
- Përderisa trupi ndryshon gjatë shtatzënisë, çiftet mund të kenë nevojë të provojnë pozicione të ndryshme seksuale për të gjetur se çfarë është më e rehatshme për gruan. Disa gra zbulojnë kënaqësi të reja apo më të mëdha seksuale gjatë shtatzënisë si pasojë e eksperimentimeve të tilla. Pozita e lugës (Spooning - mbështetja nga prapa me partnerin, pozitë në formë të bashkimit të dy lugëve) përderisa partnerët qëndrojnë ulur ofron mjaft hapësirë për stimulim manual; kurse duke qëndruar shtrirë ofron hapësirë për stimulim më të rehatshëm oral. Po ashtu, eksperimentimi me jastëk dhe pajisje tjera mund të lehtësojë dhe mbështesë një numër të pozicioneve dhe aktiviteteve të ndryshme seksuale.
- Për shkak të ndjesisë së të qenit shtatzënë, në disa momente gjatë shtatzënisë, disa gra mund të mos ndihen rehat me marrëdhënien seksuale vaginale, kështu që zgjedhin seksin manual, oral apo vetë-kënaqësisë.
- Ngërçet janë normale pas marrëdhëniës seksuale gjatë shtatzënisë. Mitra ngushtohet gjatë orgazmës dhe shtrëngimet e tilla të barkut (kontraksionet) mund të jenë më të dukshme gjatë shtatzënisë pasi që mitra rritet.
- Nëse partneri rrezikon të përjetojë komplikime të shtatzënisë (gjakderdhje vaginale, rrjedhje të lëngut amniotik etj.), mjeku do t’ju sugjerojë që të mos keni marrëdhënie seksuale. Tregohuni të hapur me mjekun tuaj dhe pyesni atë se çfarë aktiviteti tjetër seksual mund të bëni.
Fragment i nxjerrë nga Kapitulli 6: Marrëdhëniet, Seksi dhe Mbështetja Emocionale në Trupi Im, Unë Vetë: Shtatzënia dhe Lindja © 2008 Boston Women's Health Book Collective
Burimi: www.beba-ks.org - Action for Mothers and Children AMC