Fjetja së bashku me foshnjën tuaj

Vendi më i sigurt për foshnjat për të fjetur është në një shtrat pranë shtratit të prindërve. Gjumi i përbashkët është kur prindërit i sjellin foshnjat e tyre në shtrat me ta. Gjumi i tillë mund të jetë i rrezikshëm për foshnjat. Nëse ju vendosni të flini bashkë, ka gjëra që ju mund të bëni për ta minimizuar rrezikun.
Body

Ambienti i gjumit: çfarë është më e sigurt për foshnjat?

Për vitin e parë të jetës ose të paktën për gjashtë muajt e pare, është më e sigurt që foshnja juaj të jetë në dhomë me ju, por të flejë në shtrat pranë shtratit tuaj.

Fjetja e përbashkët: gjërat që duhet menduar

Fjetja e përbashkët është kur prindërit i marrin foshnjat e tyre në shtratin e tyre për të fjetur.

Fjetja e përbashkët shoqërohet me një rrezik në rritje të vdekjes së papritur në foshnjëri (VPF/SUDI) duke përfshirë sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF/SIDS) dhe aksidentet fatale në gjumë në disa rrethana. 

Faktorët që rrisin rreziqet fjetjes së përbashkët

Fjetja e përbashkët gjithmonë e rrit rrezikun e Vdekjes së Papritur të Foshnjave. Fjetja e përbashkët e rrit këtë rrezik edhe më shumë nëse:

  • jeni shumë të lodhur ose jeni sëmurë
  • ju ose partneri përdorni drogë, alkool ose çfarëdo lloj ilaçi qetësues që shkakton gjumë të rëndë
  • ju ose partneri jeni duhanpirës
  • foshnja  është i/e sëmurë
  • foshnja  është më pak se tre muaj, ose ka lindur para kohe ose është më i/e vogël se shumica e foshnjave në lindje.

 

Fjetja me foshnjen në shtrat ose karrige është gjithmonë e pasigurt. Vendoseni foshnjën në një ambient të sigurt për gjumë, nëse mendoni se mund t’u zë gjumi në karrige ose në shtrat gjatë mbajtjes së foshnjës.

Reduktimi i rrezikut të VPF-së, duke përfshirë SVPF-në dhe aksidentet fatale të gjumit

Ju lutemi shikoni udhëzuesin tonë për zvogëlimin e rrezikut të Vdekjes së Papritur të Foshnjave duke përfshirë këtë dhe aksidentet fatale të gjumit.

Përsëri, ne rekomandojmë fuqimisht që fëmija juaj të qëndrojë në një dhomë me ju, por duke fjetur në një shtrat pranë shtratit tuaj. Megjithatë, nëse për ndonjë arsye fëmija juaj fle bashkë me ju, këtu është përmbledhje e disa prej gjërave që mund të bëni për ta zvogëluar rrezikun e Vdekjes së Papritur të Foshnjave:

  • Vendoseni fëmijën tuaj në shpinë për të fjetur (kurrë në bark ose anash).
  • Sigurohuni që dysheku është i pastër dhe i fortë. Mos përdorni një shtrat uji, ose ndonjë gjë të butë nën të.
  • Mbani jastëkët larg fëmijës suaj. Sigurohuni që shtrati juaj të mos e mbulojë fytyrën e foshnjës. Konsideroni përdorimin e një mbulese të sigurt për foshnje që foshnja juaj të jetë i/e ndarë nga shtrati i të rriturve.
  • Përdorni batanije të lehta.
  • Asnjëherë mos e mbështillni ose mos e shtrëngoni fëmijën tuaj nëse jeni duke fjetur bashkë.
  • Lidhni flokët e gjata dhe hiqni çdo gjë tjetër që mund të jetë rrezik për ngulfatje, mbytje, duke përfshirë të gjitha bizhuteritë dhe gjerdanet e forta.
  • Lëvizni shtratin larg nga muri, kështu që foshnja nuk mund të bllokohet në mes të shtratit dhe murit.
  • Sigurohuni që foshnja të mos bjerë nga shtrati. Vendi më i sigurt është në anën e një shtrati të madh, larg nga këndi. Konsideroni të flini në dyshek në dysheme, nëse ka gjasa që fëmija  të mund të rrokulliset nga shtrati.
  • Vendoseni fëmijën në krahun e njërit prindi, kurrë mos e vendosni në mes të dy të rriturve ose pranë fëmijëve tjerë ose kafshëve shtëpiake. Foshnja mund të rrokulliset ose mund të nxehet shumë.

Rehatia dhe problemet e tjera që ndërlidhen me gjumin e përbashkët

Prindërit ndonjëherë e mbajnë foshnjën në shtrat sepse ai/ajo zgjohet ose është i/e parehatshëm/e gjatë natës. Për disa familje, kjo funksionon mirë. Për të tjerët, mund të funksionojë në afat të shkurtër, por mund të krijojë probleme për ta rehatuar foshnjën më vonë.

Gjumi i përbashkët mund të jetë problem nëse nuk ka marrëveshje ose ka tension midis burrit dhe gruas në lidhje me gjumin e përbashkët.

Mund të shfaqet problem nëse prindërit duan që fëmija i tyre të fle në një shtrat të veçantë para se fëmija të dëshirojë të mos flejë më me ta. Shumë prindër që flenë me fëmijët e tyre raportojnë se fëmijët zakonisht i duan shtretërit e tyre deri në moshën 2-3 vjeçare. Ndonjëherë mund të zgjasë më shumë se kaq, madje prindërit mund të dëshirojnë të mos flenë më së bashku me fëmijën para se fëmija i tyre të dëshirojë.

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto probleme, gjumi i përbashkët mund të mos jetë një mundësi e mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Ka mundësi të tjera për zgjidhjen e gjumit të fëmijës suaj.