Ushqyerja me gji gjatë natës

Nga muaji i 6-të i jetës, foshnjat që janë zhvilluar sipas paramentrave mund të mos kenë më nevojë për një vakt gjidhënie gjatë natës. Por, edhe nëse foshnja pas moshës gjashtë muajshe zgjohet për të pirë qumësht gjiri gjatë natës, kjo është shumë normale.
Body

Në ditët e para, madje edhe javët e para, foshnja nuk ka një ritëm të thithjes së gjirit dhe gjumit; episodet e zgjimit dhe gjumit ndryshojnë vazhdimisht, me gjatësinë totale ditore të gjumit që zvogëlohet nga muaji në muaj. Mëkimet e shpeshta në gji fillimisht sigurojnë prodhimin e qëndrueshëm të qumështit të gjirit dhe zbrazjen e gjirit. Ndërsa, sa më shumë që gjiri zbrazet aq më shumë qumësht do të prodhohet.

Në javët e para, sekretimi i prolaktinës, i cili është hormoni kryesor i prodhimit të qumështit, është më i lartë gjatë natës. Stomaku i të porsalindurit është i vogël dhe nuk mund të marrë një sasi të madhe të qumështit. Për shkak të përbërjes së tijë, qumështi i gjirit tretet shpejt, kështu që fëmija untohet shpejtë përsëri. Nga ushqimi i natës, i porsalinduri merr një të tretën e marrjes totale të kalorive ditore.

A keni nevojë të zgjoheni fëmijën tuaj për një vakt gjidhënie gjatë natës?

Ndonjëherë i porsalinduri juaj mund të jetë aq i përgjumur sa që ai/ajo nuk zgjohet shpesh për të thithur dhe nuk merr ushqim të mjaftueshëm. Kjo sjellje mund të krijoj një rreth vicioz - aq më pak foshnja ushqehet, aq më i përgjumur ai/ajo është. Në gjashtë javët e para të jetës, foshnjat kanë nevojë për së paku 8-12 sesione gjidhënie në ditë.
Nëse foshnja fle shumë gjatë ditës, mos krijoni kushte ideale të gjumit (heshtje, dhomë e errët). Sapo vini re shenjat e para të urisë, kjo do të thotë se është koha për një vakt të ushqimit. Gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme të ndiqni shenjat e zhvillimit të mirë dhe të kontrolloni peshën e fëmijës më shpesh.

Nëse foshnja juaj është e shëndetshme, mbi gjashtë javë dhe ka fituar peshë të mjaftueshme, nuk ka nevojë që patjetër ta zgjoni për ta ushqyerit me qumësht gjiri gjatë natës, përveç nëse ndjeni tension të madh në gjinjtë tuaj.

Si ta zgjasni gjumin e natës së fëmijës suaj?

Varet nga pritshmëritë e juaja, nëse do ta shikoni ushqyerjen me gji gjatë natës si fazë normale të zhvillimit të foshnjës suaj apo si problem. Prisni derisa ta njihni fëmijën tuaj, nevojat dhe dëshirat e tij/saj dhe pastaj të vendosni se si ndjeheni rreth çështjes së gjumit.

Këtu janë disa këshilla se si mund ta zgjasni gjumin e natës së fëmijës suaj dhe të zvogëloni numrin e mëkimeve gjatë natës:

  • Gjidhënia e shpeshtë: përpiquni të rrisni frekuencën e dhënies së gjirit gjatë ditës dhe herët në mbrëmje; kjo i lejon fëmijës të marrë kalori të mjaftueshme gjatë ditës, duke zvogëluar mundësinë për gjidhënie gjatë natës. Por, ta kemi parasysh që uria nuk është i vetmi shkas për zgjimin e fëmijës gjatës natës. Fëmija ndonjëherë ka nevojë të bëjë lidhjen e cikleve të gjumit gjatë natës si dhe ka nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi gjatë natës dhe kjo është më se normale.
  • Gradualisht rrisni kohën e zgjimit të fëmijës; krijoni rutinën para gjumit, lajeni foshnjën dhe luani me të në mbrëmje, duke rregulluar ngadalë ritmin e tij/saj të gjumit.
  • Nëse shkoni në shtrat disa orë pas foshnjës, provoni ta ushqeni me qumësht gjiri në kohën kur shkoni në shtrat, në pozicionin shtrirë. Shumica e foshnjave do të thithin pak dhe pastaj do të bien në gjumë përsëri.
  • Nëse foshnja zgjohet natën për të pirë gji, ushqejeni atë në një dhomë të qetë dhe të errët, në pozicion të shtrirë. Mos ia ndërroni pelenën nëse nuk është shumë e lagur, dhe nëse foshnja nuk ka defektuar ose nuk ka një skuqje në zonën e pelenës.

Pas dhënies së gjirit, vendoseni fëmijën në shtratin e tij/saj i cili mund të jetë i pozicionuar afër/ ngjitur shtratit tuaj. 

A duhet të ndaloni ushqyerjen me gji gjatë natës apo jo?

Çdo fëmijë është i ndryshëm. Disa do të ndalojnë ushqimin gjatë natës kur i mbushin katër muaj, e disa në moshën dy vjeçare. Fëmija juaj do të ndalojë zgjimin gjatë natës kur ai/ajo nuk ka më nevojë për ushqim natën dhe kur ai/ajo është gati për zhvillime të reja. Ju duhet të dëgjoni kërkesat e foshnjës suaj dhe të ndjeni kur është koha ideale për të ndaluar gjidhënien gjatë natës.