Ushqyerja me gji jashtë shtëpisë

Kur i jep gji fëmijës, nuk ke nevojë të përgatitesh edhe kur të jesh larg shtëpisë. Qumështi është gjithmonë gati, sa herë që ti dhe fëmija jeni gati. Të japësh gji në publik është zgjedhja jote dhe e drejta e fëmijës.
Body

Në shtëpi, keni krijuar një ritëm të ushqyerjes me gji me foshnjën, ushqyerja me gji është bërë një rutinë por ju mund të mendonitë kaloni një kohë më të gjatë jashtë shtëpisë. Do të donit pak më shumë shëtitje me familjen, pazar apo kafe me një shoqe. Nënat dhe foshnjat e tyre mund të gëzojnë të njëjtat aktivitete si të tjerët. Nëse ndiqni rekomandimet moderne dhe nuk i jepni fëmijës ndonjë ushqim apo lëngje të tjera deri në moshën gjashtë muajshe dhe planifikoni të vazhdoni të ushqeni me gji edhe pas futjes së ushqimeve të ngurta, atëherë duhet t'i jepni fëmijës suaj gji edhe kur jeni jashtë shtëpisë. Nëse kjo ju vë në siklet, do të hasni në kufizime të shumta në jetën e përditshme.

Për fat të mirë ushqyerja me gji në publik në vendin tonë është një normë. Askush nuk e paragjykon një nënë që ushqen me gji foshnjën e saj. Në supermarkete, dyqane fëmijësh, qendra tregtare ushqyerja me gji konsioderohet normale dhe ju mund ta ushqeni fëmijën tuaj në çdo kohë. 

Dhjetë këshilla për ta bërë më të rehatshme ushqyerjen me gji në publik:

  • Duhet t'i dish të drejtat e tua. Lejohet ushqyerja me gji në publik; jo vetëm që i jep fëmijës ushqimin më të mirë të mundshëm, por gjithashtu u jep shembull grave dhe burrave që nuk kanë fëmijë, se si të ushqejnë me gji. 
  • Praktikoni përpara pasqyrës në shtëpi: nëse jeni të shqetësuar se jeni shumë të zhveshura, kontrollohuni në pasqyrë; ju do të shihni se foshnja mbulon pjesën më të madhe të gjirit, provoni se cilat rroba janë më të përshtatshme.
  • Zgjidh rrobat në të cilat do të ndihesh rehat.
  • Përdor një shall mbështjellës të foshnjës.
  • Përdor një sytjenë që mund të hapet lehtësisht.
  • Zgjidh një vend që të përshtatet. Dy gjëra janë të rëndësishme: të jeni në gjendje të uleni rehat, me një mbështetëse shpine dhe t'u ekspozoheni njerëzve të tjerë sa më pak që të jetë e mundur.
  • Kthehuni me kurriz kur jeni duke e pozicionuar foshnjën në gji; në atë pikë, pjesa më e madhe e lëkurës suaj është e dukshme; kur foshnja fillon të thithë, ai/ajo praktikisht e mbulon gjirin.
  • Nëse nuk ndihesh rehat, mbulohu me një çarçaf të foshnjës ose shall, për t'i dhënë vetes pak intimitet, shihe foshnjën dhe lëre foshnjën të të shohë.
  • Buzëqesh!
  • Jini të përgatitur për ndonjë shqetësim të mundshëm - menaxheri i restorantit ose roja i sigurisë së qendrës tregtare mund t'ju paralajmërojë. Përgatite përgjigjen që më përpara!

Nëse nuk ke aq besim sa ta ushqesh foshnjën me gji jashtë shtëpisë, kërkoji partnerit, shoqes, motrës të të bëjë shoqëri. Mbështetja është gjithmonë e mirëpritur. Ushqyerja me gji në publik nxit dhe promovon gjidhënien.