Imunizimi i fëmijëve në udhëtimet ndërkombëtare
Fëmijët që udhëtojnë jashtë shtetit tonë marrin vaksina shtesë: a) nëse udhëtojnë në një vend që kërkon vaksinim të caktuar, në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, ose b) me rekomandimin e mjekut familjar/pediatrit .
Body
Përveç vaksinave të rregullta që marrin në përputhje me Kalendarin e Vaksinimit, fëmijët që udhëtojnë jashtë vendit marrin vaksinat e kërkuara nga vendi ku udhëtojnë ose me rekomandimin e mjekut familjar/pediatrit.
Imunizimi sipas trafikut ndërkombëtar
- Fëmijët që udhëtojnë jashtë duhet të vaksinohen nëse udhëtojnë në vende që kërkojnë vaksinim të caktuar, sipas treguesve epidemiologjikë, në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetësisë dhe bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
- Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike i vaksinon dhe i pajisë me certifikatën ndërkombëtare të imunizimit.
- Vaksinimi i fëmijëve të cilët udhëtojnë jashtë vendit kryhet kundër:
- etheve të verdha - fëmijët më të rritur se 9 muaj marrin një dozë vaksine 14 ditë para udhëtimit dhe fitojnë mbrojtje gjatë gjithë jetës
- sëmundja meningokoksike - fëmijët më të moshuar se 9 muaj marrin vaksinën kuadrivalente polisakaride e konjuguar meningokoksike 14 ditë para nisjes
- si dhe kundër sëmundjeve të tjera infektive siç kërkohet nga vendi ku ata udhëtojnë.
- Në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike të vendit ku po udhëton fëmija, mjeku familjar ose specialist/epidemilogu mund të rekomandojë që fëmija juaj të marrë vaksina të tjera.