Informacione për ndihmën e parë

Kur jeni në një situatë për t’i dhënë ndihmën e parë një fëmije të lënduar, së pari mendoni sa keni dijeni për dhënien e ndihmës së parë për të, nëse je personi i duhur apo është më mirë t’ua lësh profesionistëve, që të mos e përkeqësosh lëndimin. Derisa kërkoni ndihmën e shërbimeve profesionale, qëndroni të qetë dhe komunikoni me fëmijën e lënduar, sigurojeni atë se ndihma po vjen dhe se ju jeni atje për të.
Body

Disa nga procedurat e rekomanduara në dhënien e ndihmës së parë kërkojnë zbatimin e njohurive dhe aftësive të veçanta mjekësore (të tilla si reanimacioni kardiopulmonar, manovra Heimlich, etj.).

Përdorimi i informatave të dhëna në përshkrimin e procedurave të rekomanduara nuk mund të jetë parakusht i mjaftueshëm për zbatimin e suksesshëm të disa prej tyre. Në këtë mënyrë, këshillohet që të gjithë prindërit ose kujdestarët të trajnohen në aspektin praktik për të vepruar siç duhet në situatat ku shëndeti ose jeta e fëmijës është e rrezikuar, me qëllim që ta përvetësojnë teknikën e duhur dhe rrjedhën e duhur të hapave që duhen ndërmarrë kur kontrollohen shenjat vitale, kryerjen e reanimacionit kardiopulmonar dhe thirrjen e ambulancës, si dhe aftësitë, njohuritë dhe parimet tjera të nevojshme të ndihmës së shpejtë.

Meqë mosha e fëmijës ndikon në disa teknika të ndihmës së shpejtë që duhen zbatuar, është shumë e rëndësishme që prindërit dhe kujdestarët të trajtohen në aspektin praktik.

Për më shumë informacione mbi trajnimin e ndihmës së shpejtë, ju mund të kontaktoni Kryqin e Kuq ose shërbimet mjekësore emergjente në zonën tuaj.

 

.