Kafshimi dhe gërvishtja nga macja

Kryesisht kur macet kafshojnë, ato shkaktojnë gërvishtjet ose plagë me vrimë. Pas kafshimit ose gërvishtjes nga maceve, ekziston mundësia e zhvillimit të infeksioneve të ndryshme, gjë që i bën këto lëndime mjekësore të rëndësishme.
Body

Si t’i parandaloni kafshimet dhe gërvishtjet nga macet?

  • Shpjegoni fëmijëve se si të sillen me macet në mënyrë të sigurt. Tregoni që ata/ato nuk duhet të shqetësohen ose të bezdisen, sidomos kur ushqehen ose kujdesen për kotelet (macet e vogla); para së gjithash parandaloni trajtimin dhe lojën e ashpër të fëmijëve me macat, pasi kjo mund të shkaktojë që macja ta kafshojë ose gërvisht fëmijën. Mësojeni fëmijën tuaj të mos përpiqet të përkëdhelë macet endacake ose të panjohura.

Çfarë duhet të bëni nëse një mace e ka kafshuar ose gërvishtur fëmijën tuaj?

  • Pastroni plagën me sapun dhe ujë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse ka gjakderdhje, ajo duhet të ndalet.
  • Nëse një mace shtëpiake ka kafshuar fëmijën, pyesni pronarin e maces për informacionet e mëposhtme: emrin, adresën dhe numrin e telefonit të pronarit, vërtetimin e vaksinimit kundër tërbimit dhe informacione për veterinerin, që e ka vaksinuar dhe trajtuar më parë macen.
  • Nëse një mace endacake  e kafshon fëmijën, atëherë kontaktoni shërbimin komunal të kujdesit për kafshët në vendin tuaj, ekipi i të cilit do të dalë në terren dhe do të përcaktojë statusin e vaksinimit të kafshës.
  • Sigurohuni që të vizitoni ndonjë mjek sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi trajtimi i një kafshimi ose gërvishtjeje të maceve mund të kërkojë terapi shtesë, vaksinë tetanusi ose tërbimi.