Kalendari i rregullt i vaksnimit
Moshat në të cilat përcaktohet vaksinimi zgjedhen në mënyrë që fëmija juaj të mbrohet nga disa sëmundje sa më herët dhe në mënyrën më të mirë mundshme.
Lindje | 1 muaj | 2 muaj | 4 muaj | 6 muaj | 12 muaj | 18 muaj | 6 vjeç (Klasa I) | 12 vjeç (Klasa VI) | 17 vjeç (Klasa XII) | |
BCG | Doza e parë | |||||||||
Hep B | Doza e parë | Doza e dytë | Doza e tretë | Doza e katërt | ||||||
DTaP/ DT dT | Doza e parë (DTaP) | Doza e dytë (DTaP) | Doza e tretë (DTaP) | Doza e katërt (DTaP) | Doza e parë (DT) | Doza e dytë (dT) | Doza e tretë (dT) | |||
Hib | Doza e parë | Doza e dytë | Doza e tretë | Doza e katërt | ||||||
IPV/ bOPV | Doza e parë (IPV) | Doza e dytë (IPV) | Doza e tretë (IPV) | Doza e katërt (IPV) | Doza e parë (bOPV) | Doza e dytë (bOPV) | ||||
Rota | Doza e parë | Doza e dytë | ||||||||
PCV | Doza e parë | Doza e dytë | Doza e tretë | |||||||
MMR | Doza e parë | Doza e dytë | ||||||||
HPV | Doza e parë |
Sëmundjet vaksinë parandaluese
Vaksina BCG (Bacillus Calmette-Guérin) mbron nga tuberkulozi (TB), një infeksion bakterial që prek kryesisht mushkëritë, por mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit, si trurin, nyjat dhe veshkat.
Vaksina HepB (Hepatitis B) mbron kundër verdhëzës të shkaktuar nga virusi i hepatitit B, një infeksion që prek mëlçinë dhe mund të çojë në sëmundje kronike të mëlçisë, cirrozë dhe kancer të mëlçisë.
Vaksina DTaP dhe DT dT (Diphtheria, Tetanus, Pertussis) mbron kundër tri sëmundjeve: difterisë, një infeksioni bakterial që shkakton probleme të rënda të frymëmarrjes që mund të qojë në vdekje; tetanusi, një infeksion bakterial që paraqitet me spazmë të rënda dhe të dhimbshme të muskujve që mund të çojnë deri në vdekje; pertusis ose kolla e mirë është sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që mund të komplikohet me pneumoni, konvulsione dhe sulme për shkak të temperaturës ose uljes së furnizimit me oksigjen të trurit gjatë sulmeve të kollitjes.
Vaksina Hib (Haemophilus influenzae lloji b) mbron kundër Haemophilus influenzae lloji b, një infeksioni bakterial që mund të shkaktojë sëmundje të rënda, duke përfshirë meningjitin (inflamacionin e trurit) dhe pneumoninë, kryesisht te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Vaksina IPV dhe bOPV (Poliomieliti) mbrojn kundër poliomielitit, një sëmundje virale shumë ngjitëse që mund të shkaktojë paralizë dhe në raste të rënda edhe vdekje.
Vaksina Rota mbron kundër rotavirusit, një infeksion viral shumë i përhapur që është shkaktari kryesor i diarresë së rëndë dhe dehidrimit te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Vaksina PCV (Pneumococcal Conjugate Vaccine) mbron kundër sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret Streptococcus pneumoniae dhe që mund të çojnë në sëmundje duke përfshirë pneumoninë, meningjitin dhe baktereminë (sepsa).
Vaksina MMR (Morbilli, Parotiti, Rubella) mbron kundër tri sëmundjeve virale: morbilli ose fruthi, një sëmundje shumë ngjitëse e cila mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes të fëmijëve të vegjël; parotiti ose shytat, një infeksion që përfshin gjëndrat e pështymës. Te djemtë adoleshentë mund të shkaktojë orkit (infeksion të testisit) dhe si pasojë sterilitet; dhe rubella, e cila mund të shkaktojë defekte të lindura nëse nëna infektohet gjatë shtatzënisë.
Vaksina HPV (Human Papillomavirus) mbron kundër disa llojeve të virusit papillomavirus, që është një infeksion viral që mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës, anusit, vaginës dhe vulvës.