Kontrolli shëndetësor rutinë: deri në moshën 18 muaj

Kontrollet rutinë me qëllim parandalues të fëmijëve në këtë moshë përfshijnë ekzaminimet e rritjes, zhvillimit (me rizbatim të pyetësorëve të vlerësimit të zhvillimit) dhe të shëndetit të fëmijës suaj. Do të kryhet rivaksinimi i planifikuar dhe do të jepen rekomandime për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijës.
Body

Fëmija juaj njeh veten dhe të tjerët, i thërret në emër, thotë 6-8 fjalë rrjesht të bashkuara në një fjali të thjeshtë, ngjit shkallët, përdor lugën, ecën pa mbështetje, përmirëson shprehitë e të ushqyerit të vetes, mund të zhgaravisë në letër, në mur, etj. Përdor dy fjalë në një fjali, emërton pjesët e trupit ose piktura të njohura për të. E kupton se objekti nuk humb kur e fshehin të rriturit, përpiqet të përdorë objekte për synimet e tij, përfshin një person tjetër në lojën simbolike.

Ju jeni mësuesi kryesor i fëmijës suaj dhe është e rëndësishme të jeni një shembull pozitiv për të.

Përveç gjërave të zakonshme, mos harroni të tregoni:

  • Lodrën e preferuar të fëmijës suaj 
  • Shishe prej qelqi me ujë të pijshëm
  • Pyetje që do t’ia drejtoni mjekut/infermieres.

Përmbajtja e vizitës parandaluese 

  • Matja e peshës dhe gjatësisë së fëmijës
  • Kontrollimi i zhvillimit të fëmijës (thotë shumë fjalë dhe disa i thotë të bashkangjitura, shfaqë ndjeshmëri kur të tjerët nuk janë të lumtur, shkarravitet në mënyrë spontane, i ndan format, ushqehet vetë dhe pi nga gota pa kapak, i zbath këpucët, çorapet, kapelat, i njeh të paktën 6 pjesë të trupit, vrapon por mund të mos ju shmanget pengesave, ndërton një kulle prej tri ose më shumë blloqeve, ndjek udhëzimet e thjeshta).
  • Mbështetje e zhvillimit të fëmijës (të emërojë objektet dhe fotografitë e përditshme dhe të jetë në gjendje t’i përsëris ato, imitimi dhe pritja e rradhës, të vështrojë librat, të flasë për fotografitë, të ketë mundësi zgjedhje (mollë, banane), muzikë, të vallëzojë, të vishet, të bëjë vizita të vazhdueshme në vendet e preferuara në ambiente të hapura, të luajë me natyrën, me rërën, piknik në park.
  • Këshilla për parandalimin e aksidenteve.
  • Përgjigja ndaj shqetësimeve që prindërit mund t'i kenë në lidhje me shëndetin fizik, rritjen, zhvillimin, shqisat e të dëgjuarit dhe të pamurit.
  • Ofrimi i informacione dhe udhëzime mbi shëndetin.
  • Shqyrtimi i statusit të imunizimit.
  • Ofrimi i këshillave mbi të ushqyerit dhe aktivitetet fizike, si dhe menaxhimin e gjumit.
  • Rekomandime specifike në rast se fëmija është me aftësi të kufizuara ose pengesa gjatë zhvillimit.

Vaksinimi

  • Vaksinimi nuk është planifikuar në këtë moshë, përveç nëse fëmija juaj ka mbetur pa marrë një nga vaksinat e rregullta të planifikuara më parë.

Mendimi përfundimtar

Në fund të vizitës, mjeku apo infermieri/ja do t'ju japë informacionet e fundit në lidhje me shëndetin e fëmijës tuaj dhe do t'ju japë rekomandime për aktivitetet e ardhshme dhe do të ju tregojë për vizitën e radhës.

Kontrolli i zakonshëm shëndetësor është një mundësi për të kontrolluar shëndetin e fëmijës tuaj, por gjithashtu një mundësi për të sqaruar disa shqetësime dhe për të marrë këshillat dhe rekomandimet e nevojshme se si të mbështesni me sukses shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj.