Ushqimi optimal për fëmijët 13 deri 24 muajsh

Në vitin e dytë të jetës, fëmija ka nevojë për një larmi ushqimesh për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Rrugëtimi nga gjidhënia në bashkimin me shujtat familjare kërkon kohë dhe fëmija juaj nuk do të pranojë menjëherë të gjitha llojet e ushqimit që ju përgatitni për të. Mendoni se çfarë dhe sa ka ngrënë fëmija çdo javë, e jo çdo ditë.
Body

Vazhdoni të ushqeni me gji fëmijën tuaj sipas kërkesës, si ditën ashtu edhe natën. Kjo do të ruaj shëndetin dhe forcën e tij/saj pasi qumështi i gjirit vazhdon të jetë pjesa më e rëndësishme e dietës së fëmijës suaj. Nuk ka nevojë t'i jepni foshnjës formulë ose formula përcjellëse (të cilat janë qumësht i formuluar posaçërisht për fëmijë më të rritur nga mosha 6 muajsh), pasi qumështi i gjirit me një dietë të larmishme siguron të gjitha lëndët ushqyese për të cilat fëmija juaj ka nevojë.

Qumështi i gjirit vazhdon të përbëjë rreth një të tretën (1/3) e nevojave për energji të fëmijës së vogël nga 12 deri në 24 muajsh.

Kur i jepni ushqime plotësuese foshnjës suaj, janë 6 gjëra të rëndësishme që duhet bërë:

Shpeshtësia: Ushqeni fëmijën tuaj të vogël me ushqime plotësuese 3 deri në 5 herë në ditë. Këto pesë racione të ushqimit mund të pëbëhen nga 3 shujta bazë dhe dy zamra.

Sasia: Përdorni një pjatë të veçantë për t'u siguruar se ju i keni ofruar sasi të mjaftueshme fëmijës, ndërsa fëmija do të hajë sipas nevojës së tij/saj.

Trashësia: Jepni fëmijës ushqime familjare të prera në copa të vogla, ushqime të vogla, të cilat fëmija mund t’i kap me gishta (ang. “fingerfoods”), ushqime të prera në feta

Shumëllojshmëria: Mundohuni të ushqeni fëmijën me një shumëllojshmëri ushqimesh në çdo shujtë.

  • Ushqime me burim shtazor: mish viçi i grirë dhe i zier mirë me pak yndyrë, mish qengji, mish pule, gjel deti, mëlçi, peshk, vezë dhe produkte qumështi. Ushqimet me burim shtazor janë shumë të rëndësishme. Filloni me ushqime me burim shtazor sa më herët dhe sa më shpesh të jetë e mundur. Gatuani dhe preni mirë ato.
  • Fasule, të ziera mirë dhe të grira (të qëruara)
  • Pure perimesh të ziera: karotë, rrepë, kungull, lulelakër, lakër e bardhë, lakra Brukseli, kastravec, panxhar, patëllxhan, domate, kungull i njomë, lulelakër, brokoli, karotë, lakër, pastinak, gjithashtu mund të kombinoni perime të ndryshme me qull
  • Pure e frutave të buta: banane, mollë, dardha, pjeshka, kumbulla, megjithëse sigurohuni që fëmija juaj të mos ushqehet vetëm me fruta por edhe me perime
  • Produktet e qumështit si gjizë, kos
    • Arra në formë paste
    • Messhujta shtesë ushqyese (ushqim shtesë midis shujtave) të tilla si copa frutash të pjekura, ose fruta dhe perime të tjera, kur është stina e tyre, mund të ofrohen një ose dy herë në ditë.
    • Përdorni kripë të jodizuar

Shmangni dhënien e ushqimeve shumë të përpunuara, të tilla si pije me sheqer, biskota të ëmbla/ëmbëlsira, ushqime të skuqura ose ushqime të shpejta. Këto ushqime kanë shumë yndyrë, kripë dhe/ose sheqer dhe përmbajnë konservues të cilët mund të parandalojnë rritjen e shëndetshme të fëmijës suaj.

Uji është pija më e shëndetshme (dhe më e lirë) për fëmijën! Ofroni ujë shpesh, gjithmonë pas shujtës, dhe mos prisni që fëmija të ketë etje.

Të ushqyerit e përgjegjshëm

Jini të durueshëm dhe inkurajoni në mënyrë aktive fëmijën tuaj të hajë. Mos e detyroni fëmijën të hajë. Përdorni një pjatë të veçantë për t'u siguruar që ju i keni ofruar sasi të mjaftueshme fëmijës, ndërsa fëmija do të hajë sipas nevojës së tij/saj.  

Jepjani fëmijës ushqimin "jo në gojë", por inkurajojeni atë të hajë vetë duke përdorur duart e veta. Fëmija duhet të ketë takëmin e tij/saj. Eshtë mirë që ju të uleni përballë fëmijës dhe të hani në të njëjtën kohë me të, në mënyrë që fëmija të ju ketë shembull.

Higjiena

Higjiena e mirë (pastërtia) është e rëndësishme për të shmangur diarrenë dhe sëmundjet e tjera. Përdorni një lugë ose filxhan të pastër për t’i dhënë fëmijës suaj ushqime ose lëngje. Ruani ushqimet që do t’i jepen fëmijës suaj në një vend të sigurt higjienik. Lani duart me sapun dhe ujë para se të përgatisni ushqime dhe të ushqeni fëmijën. Lani duart tuaja dhe duart e fëmijës suaj para se të hajë. Lani duart me sapun dhe ujë pasi të përdorni tualetin dhe pasi të lani ose pastroni pjesën e poshtme të fëmijës.