Vakte të shpejta të shëndetshme për fëmijët: në foto
Ide të shpejta për mëngjes të shëndetshëm
Qull me banane: gatimi i tërshërës me qumësht dhe banane i jep këtij qulli një ëmbëlsi natyrore. Ju gjithashtu mund ta spërkatni përsipër me rrush të thatë dhe kanellë.
Vezë e zier: shërbeni vezë me shkopinj buke integrale të thekur ose shkopinj perimesh, të cilat janë më të shijshme kur zhyten në të verdhën e vezës të zier.
Smoothie dhe bukë e thekur: në mëngjës përgatisni një smoothie me qumësht me yndyrë të ulët, kos dhe banane, manaferra të ngrira ose pjeshkë të konservuar. Shtoni tërshërë, arra, fara liri nëse dëshironi. Shërbejeni me bukë të thekur.
Ide dreke për ushqim të shpejtë e të shëndetshëm
Sanduiçët bëhen më të mirë me bukë integrale ose me fibra të shtuara. Përpiquni të përfshini disa ushqime të pasura me proteina si mish vezët dhe perime.
Mbështill e rrotullo: mbushni pitet apo petët e brumit me djathë të grirë, karrotë, kastravec, domate, gjethe jeshile apo perime të tjera. Lyejeni piten paraprakisht me humus ose avokado që ta ndihmosh të ngjitet më mirë.
Pica e bërë në shtëpi: Ju kanë tepruar përbërës nga pica që bëtë mbrëmë? Këta përbërës të shëndetshëm janë një vakt i mirë për drekë, bëjeni vetë një picë të vogël.
Vakte të shpejta e të shëndetshme për darkë
Krah pule: këta krah pule krokant janë të shkëlqyer kur shërbehen me bizele, brokoli dhe misër.
Tost me fasule: shërbejini fasulet e pjekura mbi bukën e thekur me ca grimca djathi nëse dëshironi. Për t'u argëtuar, vendosni perime të thjeshta në formë gardhi rreth bukës së thekur.
Pjatë me mish qengji: përzihen erëza të freskëta si thym, borzilok dhe rigon me kos natyral. Lyeni copat e mishit me salcën e përgatitur dhe piqni në zgarë. Shërbeni me pure patatesh dhe sallatë të thjeshtë me perime.