Akullore me luleshtrydhe (dredhëz)

Këto akullore shumëngjyrëshe me luleshtrydhe dhe kos janë të lehta për përgatitje dhe për t’i ruajtur në frigorifer për një ditë të nxehtë. Për një ndryshim të recetës, përdorni frutat e preferuara të fëmijës suaj.
Body

Përgaditni 6-8 akullore
Koha e përgatitjes
: 10 minuta, plus koha e ngrirjes

1 luleshtrydhe, e larë dhe e pastruar nga bishti
1 filxhan (250 ml) ujë
2 lugë lëng limoni
2 gota (500 ml) kos natyral

  1. Duke përdorur një blender (grirës elektrik) ose përpunues të ushqimit, përzieni luleshtrydhet me ujë dhe lëng limoni.
  2. Derdhni puren e luleshtrydheve në kos dhe përzieni derisa të kombinoni përbërësit.
  3. Derdhni përzierjen në 6-8 hapësirat për bllok akulli, dhe butësisht vendosni shkopinjët në mes të hapësirave.
  4. Ngrije brenda natës ose për të paktën 3 orë para ngrënies.

Këshillë: Për të hequr akulloret nga vendi i ngrirjes , shpejt mund të vendosen nën ujë të ngrohtë. Akulloret do të rrëshqasin.

Për një ndryshim të recetës, përdorni frutat e preferuara të fëmijës suaj. Për shembull, ju mund të përdorni pjeshkë dhe kos ose banane dhe mango.