Përgatitja dhe ndarja e ushqimit: aktivitet për fëmijët 3-6 vjeç

Të mësuarit për të ndarë ushqimet me të tjerët është një aftësi dhe lojë e rëndësishme për fëmijët. Përgatitja dhe ndarja e ushqimit është një mënyrë zbavitëse për fëmijën tuaj për të mësuar mbi rëndësinë e ndarjes së ushqimit me të tjerët. Ka dhe disa enë speciale të cilat mund të ndajnë ushqimet ku përfshihen sallata e frutave, pica e lehtë, gurabi (muffins) dhe akullorja.
Body

Përgatitja dhe ndarja e ushqimit: pse është e mirë për fëmijët?

Përgatitja e një vakti, dreke ose një pijeje për familjen ose miqtë është një mënyrë argëtuese për fëmijën tuaj që të mësojë të ndajë.

Ndarja e ushqimit ndihmon fëmijën tuaj të mësojë rreth kompromentimit, marrjes së kthesave dhe negocimit. Për shembull, nëpërmjet ndarjes së ushqimit, fëmija juaj mëson se nëse ai u jep pak të tjerëve, ai gjithashtu mund të marrë disa nga ato që dëshiron..

Të mësuarit për të ndarë është e rëndësishme për të bërë dhe mbajtur miq dhe për të luajtur mirë me fëmijët e tjerë. Por ndarja mund të jetë një sfidë, veçanërisht në fillim. Fëmija juaj do të ketë nevojë për shumë praktikë dhe inkurajim.

Çfarë ju nevojitet për përgatitjen dhe ndarjen e ushqimit me fëmijët?

Zgjidhni një vakt të thjeshtë ose drekë për ta bërë me fëmijën tuaj. Fëmija juaj gjithashtu mund të përgatisë një enë me ujë ose lëng dhe disa gota për praktikë shtesë të ndarjes së ushqimit.

Këtu janë disa nga porpozimet se si të bëhen gati enët për t'u përgatitur dhe ndarë ushqimi:

  • Sallatë frutash: zgjidhni fruta të buta si banane, luleshtrydhe dhe shalqinj. Këto janë të lehta për fëmijën tuaj t’i presë me një thikë të sigurt. Ndihmojeni fëmijën tuaj duke prerë frutin e parë.
  • Akullore me luleshtrydhe: kjo recetë është e mirë për motin e nxehtë. Dhe mund ta ndryshoni duke përdorur frutat e preferuara të fëmijës suaj.
  • Gurabi (muffins) të vogla me tërshërë dhe karrota: kjo është një zgjedhje e mirë për kuti dreke dhe zamër. Përzierja dhe matja e përbërësve është një lojë e bukur për fëmijën dhe ndihmon fitimin e aftësive të numërimit të fëmijës suaj.
  • Pica e lehtë: fëmija juaj mund të gëzohet duke ju ndihmuar të vendosni ushqimet mbi brumin e picave dhe duke e shërbyer atë për drekë ose darkë. Ju mund të flisni me fëmijën tuaj se kush ka nevojë të hajë më shumë të merr pjesën më të madhe dhe kush nevojë më pak të merr pjesën më të vogël.
  • Ushqime me që hahen me dorë (gishti): fëmija juaj mund t'ju ndihmojë të gatuani ushqimet ose të organizoni perimet e freskëta ose të gatuara në një pjatë për t’u ndarë me të tjerë më pas.

Kuzhinat mund të jenë vende të rrezikshme për fëmijët. Gjithmonë mbikëqyreni fëmijën tuaj rreth sipërfaqeve të nxehta dhe lëngjeve, pajisjeve elektrike dhe objekteve të mprehta.

Si të përgatitni dhe të ndani ushqimin me fëmijët?

  • Përfshijeni fëmijën tuaj në zgjedhjen e ushqimit për t'u përgatitur për miqtë ose familjen. Kur zgjedhni, mendoni për aftësitë e fëmijës suaj, si dhe sa kohë keni për të përgatitur ushqimin.
  • Përgatitni vaktin me fëmijën tuaj. Kujtojeni fëmijën tuaj se ju jeni duke e bërë ushqimin për ta ndarë edhe të tjerët. Për shembull, “Ka pesë mysafirë. A mendon se ka mjaft luleshtrydhe për të gjithë? '
  • Kërkoni fëmijës suaj të numërojë numrin e njerëzve dhe ta ndihmojeni atë të ndajë ushqimin për mysafirët. Nëse jeni duke shërbyer në tryezë, kujtojini fëmijës suaj për rregullat e familjes suaj — për shembull, shërbejeni personin më të vjetër ose personin e ditëlindjes së pari dhe shërbejeni veten të fundit.
  • Për ushqimin që hahet me dorë  ose pjata ushqimi si biskota, inkurajoni fëmijën tuaj të ecë përreth dhe t'u ofrojë ushqim njerëzve.
  • Inkurajojeni fëmijën tuaj për të menduar për drejtësinë. Për shembull, 'Agoni, ka vetëm një copë tortë të mbetur, por Besa dhe Teuta, të dyja e duan atë. Çfarë duhet të bëjmë? '

Përshtatja e një aktiviteti për ndarjen e ushqimit për fëmijët e moshave të ndryshme

Mbani enët shumë të thjeshta për fëmijën tuaj më të vogël, në mënyrë që ai të mund të përfshihet në përgatitjen dhe në ndarjen e ushqimit. Nëse fëmija juaj është ende duke mësuar për të ndarë, ai mund të mendojë se ushqimi është 'i tij' sepse ai e ka bërë atë. Ju mund ta kujtoni butësisht atë se ai e bëri atë ushqim për ta ndarë edhe me të tjerët.

Fëmija juaj më i rritur mund të përqendrohet më gjatë dhe ka koordinim më të mirë të syve dhe të dorës, kështu që ndoshta mund të menaxhojë receta më të lehta ku mund të ju ndihmojë edhe të përgatitni një vakt mbrëmje ndonjëherë.