Sugjerime për meny
Çdo familje ka zakonet e veta të të ngrënit, në përputhje me traditën, prejardhjen etnike dhe fetare të familjes. Këtu janë disa sugjerime për ushqime të shëndetshme për fëmijët tuaj dhe anëtarët e tjerë të familjes, nga ushqimet që janë të dobishme dhe të përballueshme; ato mund t'ju ndihmojnë të pasuroni menunë e familjes dhe të prezantoni disa risi, duke pasur parasysh buxhetin e familjes.
Body
Mëngjesi:
- Përshesh me qumësht, me pak djathë
- Qull me tërshërë me disa manaferra, mjedra, boronica, rrush të thatë
- Qull me miell misri me qumësht
- Muesli/drithëra me qumësht
- Vezë të ziera ose të skuqura
Dreka:
- Supë me perime dhe me drithëra
- Thjerrëzat, bizelet, fasulet me bukë dhe sallatë me perime të freskëta
- Japrakët me lakër ose spinaq, të mbushura me oriz
- Sallatë me perime të freskëta (lakër me karrotë dhe majdanoz, panxhar, rrepkë, gjethe jeshile) me pak vaj
- Mish i zier me perime
- Peshk me perime të ziera
Darka:
- Patate, lakër, spinaq, byrek me hithër apo jeshillëqe
- Bukë misri, polenta me djathë
- Patate të pjekura ose të ziera me sallatë me perime sezonale
- Një gotë qumësht, kos të trashë ose dhallë.
Vakt i ndërmjetëm:
- Fruta të freskëta ose sallatë frutash
- ëmbëlsira të bëra në shtëpi, përfshirë ato pa vezë, me kakao, reçel, bollgur ose fruta
- Grurë të zier, të grirë ose të plotë, (hashure) me pak mjaltë
- Reçel shtëpie/reçel kumbulle të trashë me bukë
- Puding me oriz, puding bollgur, puding të castit me pak fruta të freskëta
- Kompot frutash
- Kos frutash