Kontrolli shëndetësor rutinë: në moshën 3 vjeç

Qëllimi i vizitës këshilluese ka për qëllim në këtë moshë të kontrollojë rritjen, zhvillimin dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës suaj dhe të japë rekomandime të mëtejshme për zhvillimin e tij/saj të suksesshëm.
Body

Fëmija juaj përdor mirë mjaft fraza me shumë fjalë. Bën pyetje të shumta, përsërit 3-4 numra. Vishet dhe zhvishet pjesërisht vetë, përdor lapsin, përemrat vetorë: unë dhe mua. Në vitin e tretë fëmija juaj mund të ketë hequr nga përdorimi pelenen dhe i kontrollon nevojat e tij/saj fiziologjike.

Ju jeni mësuesi kryesor i fëmijës suaj dhe është e rëndësishme të jeni një shembull pozitiv për të.

Përveç gjërave të zakonshme, mos harroni të tregoni:

  • Lodrën e preferuar të fëmijës suaj 
  • Shishe prej qelqi me ujë të pijshëm
  • Pyetje që do t’ia drejtoni mjekut/infermieres

Përmbajtja e vizitës kontrolluese

  • Matja e peshës dhe gjatësisë së fëmijës
  • Shqyrtimi së bashku me prindërit zhvillimin social, emocional, të sjelljeve dhe atë gjuhësor
  • Kontrollimi i zhvillimit të fëmijës (të mbajë drejtpeshimin me një këmbë, të kombinojë fjalët për të formuar fjali të shkurtra, të japë përgjigje të përshtatshme, të kuptojë madhësitë, të bashkojë format dhe ngjyrat e njëjta, të luajë duke bashkëvepruar)
  • Mbështetja e zhvillimit të fëmijës (të luajë lojëra pretenduese, të kapë topin, të luajë lojëra të numërimit, të dalë për një shëtitje në ambient të hapur, të përfshijë fëmijën që të ndihmojë në mbledhjen e lodrave, t’i lexojë fëmijës shumë përralla, të promovojë disiplinë pozitive me prindër, të informojë fëmijën në lidhje me shkronjat dhe numrat përmes librave)
  • Këshilla për parandalimin e aksidenteve (mos e leni fëmijën pa mbikëqyrje)
  • Këshillat për trajnim mbi shkuarjen në banjo
  • Përgjigja ndaj shqetësimeve që mund t'i kenë prindërit
  • Ofrimi i informacioneve shëndetësore dhe udhëzimeve në lidhje me praktikat higjienike dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse
  • Këshilla mbi përgatitjen për edukimin parashkollor

Vaksinimi

  • Vaksinimi nuk është planifikuar në këtë moshë, përveç nëse fëmija juaj ka mbetur pa marrë një nga vaksinat e rregullta të planifikuara më parë.

Mendimi përfundimtar

  • Në fund të vizitës, infermieri/ja ose mjeku do t'ju japë informacionet e fundit në lidhje me shëndetin e fëmijës tuaj dhe do t'ju japë rekomandime për aktivitetet e ardhshme.

Kontrolli i zakonshëm shëndetësor është një mundësi për të kontrolluar shëndetin e fëmijës tuaj, por gjithashtu një mundësi për të sqaruar disa shqetësime dhe për të marrë këshillat dhe rekomandimet e nevojshme se si të mbështesni me sukses shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj.