Kundërindikacionet ndaj vaksinimit

Kundërindikimet për vaksinim janë gjendje dhe sëmundje të caktuara të fëmijëve dhe të rriturve, gjatë së cilës ata nuk duhet të marrin një vaksinë të caktuar, për shkak të rrezikut të efekteve anësore të mundshme serioze. Prandaj, është e rëndësishme që mjeku të njihet me historinë personale dhe familjare para çdo vaksinimi.
Body

Kundër indikacionet mund të jenë të përgjithshme dhe të veçanta, poashtu mund të jenë të përkohshme dhe të përhershme.

Kundër indikacionet e përgjithshme për të gjitha llojet e vaksinave janë:

  • Sëmundjet akute,
  • Sëmundje që shoqërohen me temperaturë të lartë,
  • Reaksion i rëndë alergjik (anafilaksi) ndaj dozës të mëparshme të vaksinës ose ndaj njërit prej komponentëve të vaksinës;
  • Reaksione serioze negative ndaj një doze të mëparshme të vaksinës;
  • Sëmundja e lehtë e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nuk është kundër indikacion nga vaksinimi.

Kundër indikacionet shtesë për përdorimin e vaksinave të gjalla janë:

  • Gjendja e sistemit imunitar (imunodeficiencat kongjenitale ose të fituara: sëmundjet malinje, trajtimi me kimioterapi, infeksioni HIV, doza të larta të kortikosteroideve, rrezatimi dhe rastet tjera të përcjellura të imunitet të dobësuar);
  • Shtatzënia;
  • Kolla e keqe: sëmundjet progresive të sistemit nervor qendror (epilepsi e pakontrolluar, encefalopati - dëmtimi progresiv i trurit);
  • Kundër indikacion i përkohshëm: sëmundje akute dhe temperaturë/ethe. Megjithatë, sëmundja e lehtë e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nuk është kundër indikacion për vaksinimin.