Rezultati Apgar - vlerësimi i foshnjave në lindje

Rezultati Apgar është një metodë për të vlerësuar gjendjen e një të porsalinduri menjëherë pas lindjes, në mënyrë që i porsalinduri ta merr ndihmën e duhur, nëse është e nevojshme. Një rezultat i ulët në minutat e para zakonisht nuk do të thotë që fëmija do të ketë disa probleme zhvillimi më vonë, dhe një rezultat i lartë nuk është në vetvete një garanci e zhvillimit të pritshëm psikomotorik.
Body

Çfarë është rezultati i APGAR dhe si përcaktohet 

Në vitin 1952, anesteziologia Dr. Virginia Apgar shpiku një metodë të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për vlerësimin e vitalitetit të të porsalindurit menjëherë pas lindjes, duke synuar të përqendrojë vëmendjen e stafit të dhomës së lindjes edhe tek i porsalinduri.

Rezultati APGAR llogaritet nga numri i pikëve të vlerësimit të pesë shenjave klinike tek i porsalinduri: rrahjet e zemrës, lëvizjet e frymëmarrjes, reaksionet refleksore (reagimi i foshnjës ndaj kateteri në hundë), tonin e muskujve dhe ngjyrën e lëkurës.

Secili parametër i pikëve mund të vlerësohet 0, 1 ose 2, në mënyrë që rezultati i përgjithshëm të jetë 0-10. Rezultati APGAR përcaktohet 60 sekonda pas lindjes së plotë të foshnjës, si dhe pas 5 minutave. Vlerat e rezultatit 8-10 tregojnë se i porsalinduri është në gjendje të shkëlqyer dhe ka nevojë vetëm për kujdes rutinë në dhomën e lindjes. Vlerat 5-7 tregojnë se foshnja është pak e “lodhur”, ndërsa vlerat 0-4 nënkuptojnë se i porsalinduri ka nevojë për ndihmë të menjëhershme. Përkundër masave të marra për reanimim, rezultati mbetet i ulët, d.m.th foshnja nuk përmirësohet, rezultati përcaktohet përsëri pas 10, 15 dhe 20 minutash, paralelisht me zbatimin e procedurave të nevojshme të reanimacionit.

Rezultati APGAR në minutën e 1-rë i shërben vetëm personelit mjekësor që merr pjesë në lindje si ndihmë për të vlerësuar nëse foshnja ka nevojë për ndonjë nga masat mbështetëse. Rezultati APGAR në minutën e 5-të shërben për ta vlerësuar rikuperimin dhe reagimin e foshnjës ndaj masave të marra të reanimimit dhe nuk ka ndonjë rëndësi të madhe prognostike. Vetëm rezultat i ulët për një kohë të gjatë ka rëndësi prognostike.

Për të kuptuar rëndësinë e “vlerësimit të lindjes”, është e rëndësishme të dini:

  • Vlerësimi APGAR është një metodë subjektive;
  • Nuk është plotësisht i përshtatur për foshnjat e lindura parakohës;
  • Shqetësimi i të porsalindurit i shkaktuar nga ilaçet e marra nga nëna, gjatë lindjes së foshnjës mund të ndikojnë edhe në vlerat e vlerësimit (si: ilaç kundër dhimbjeve, anestetikë, qetësues).
  • Shumë foshnje marrin një “dhjetë të plotë”, mirëpo vetëm pak prej tyre marrin 10 në minutën e 5-të dhe veçanërisht në minutën e 1-rë.
  • Rezultat prej 8 ose 9 pikëve është i shkëlqyer dhe ka të njëjtën vlerë si dhjeta.
  • Rezultati APGAR në minutën e 5-të, të 10-të dhe të 30-të ofron një pasqyrë më të mirë të përshtatjes së të porsalindurit me jetën në mjedisin e jashtëm dhe ka vlerë më të mirë prognostike. Rezultati i ulët është sinjal për pediatrin që të monitorojë më intensivisht zhvillimin psikomotorik të foshnjës.

Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e fëmijës gjatë jetës në barkun e nënës dhe nuk ka asnjë vlerësim apo metodë që menjëherë pas lindjes mund të sigurojë pasqyrë të plotë të gjendjes së foshnjës dhe të gjitha potencialeve zhvillimore.