Hapat dhe procedurat rutinë pas lindjes së fëmijës
Fshirja e lëkurës
Fshirja e lëkurës stimulon foshnjën të fillojë të marrë frymë vetë dhe parandalon humbjen e nxehtësisë. Lëkura e lagur e të porsalindurit, veçanërisht lëkura e kokës e humbë shpejtë nxehtësinë dhe mamia duhet ta fshijë dhe ngrohë fëmijën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Me prerjen e kordonit të kërthizës, i porsalinduri më në fund ndahet nga trupi i nënës dhe fillon udhëtimin e pavarur në jetë. Rekomandohet të vonohet shtrëngimi i kordonit kërthizor (vendosja e një kapëse ndërpret qarkullimin e gjakut nëpër kordonin e kërthizës) me të paktën 60 sekonda pas lindjes. Kjo ndihmon që fluksi i gjakut dhe frymëmarrja e fëmijës të përshtaten, gjithashtu foshnja të marrë gjak shtesë nga kordoni i kërthizës, e cila ka një efekt të dobishëm në parandalimin e anemisë në muajt e mëvonshëm. Pas kësaj, kordoni i kërthizës pritet me gërshërë dhe lidhet me shirit, ose mbi të vendoset një kapëse e veçantë. Nëse babai merr pjesë në lindje, atij zakonisht i ofrohet prerja e kërthizës. Prerja dhe kujdesi ndaj kordonit të kërthizës nuk e dëmton fëmijën!
Kontakti lëkurë me lëkurë
Ky është hapi i radhës nëse foshnja është e shëndoshë dhe nëna ndihet mirë.
Vendosja e rripit të identifikimit në dorë
Sipas procedurave të maternitetit hapi i radhës është vendosja e shiritave të identifikimit në kyçet e nënës dhe të porsalindurit.
Matja e të porsalindurit (gjatësia, pesha dhe perimetri i kokës)
Ky hap duhet të bëhet pas kontaktit lëkurë me lëkurë dhe ushqyerjes së parë me qumësht gjiri.
- Larja e të porsalindurit nuk rekomandohet, pasi nxitë ftohjen dhe largon shtresën mbrojtëse nga lëkura.
- Nuk rekomandohet ndarja e të porsalindurit nga nëna, me përjashtim të rastit kur nëna ose fëmija kanë gjendje urgjente shëndetësore.
Procedurat kontrolluese, vaksinat dhe ekzaminimet
Menjëherë pas lindjes foshnja merr vitaminë K (një injeksion i vogël muskulor që bëhet në pjesën e përparme të kofshës së të porsalindurit) për të parandaluar sëmundjen hemorragjike te të porsalindurit.
Në ditën e parë, foshnja merr dozën e parë të vaksinës së hepatitit B; administrohet në të njëjtën mënyrë si vitamina K, vetëm në këmbën tjetër. Para lirimit nga spitali, merr vaksinën kundër tuberkulozit (vaksinën BCG); aplikohet në lëkurë në pjesën e jashtme të krahut të majtë. Një mostër gjaku merret nga të gjitha foshnjat për ekzaminim metabolik. Në përputhje me rekomandimet kombëtare, të gjithë foshnjat e porsalindur i nënshtrohen ekzaminimit të dëgjimit.