Larja e një foshnje të porsalindur: me fotografi
Përgatitja e larjes së foshnjës së porsalindur
Filloni duke i mbledhur të gjitha gjërat e banjës që ju nevojiten - peshqiri/ët, leckë larjeje, pambuku, pelena e re dhe rrobat e pastra. Vendosini ato brenda banjës në vende ku mund t’i kapni lehtë. Merreni një peshqir të shpalosur, gati për ta tharë fëmijën tuaj.
Përkujdesuni që dhoma të jetë një temperaturë e rehatshme. Mbushni banjën me rreth 10-13 cm ujë të ngrohtë. Testoni ujin me një termometër banje, me dorë ose bërrylin tuaj – uji duhet të jetë rreth 37-38°C dhe të mos u duket i nxehtë
Lagni një top pambuku me ujë të ngrohtë dhe pastroni butësisht qepallat e foshnjës suaj, duke e fshirë nga syri i brendshëm në syrin e jashtëm. Përdorni një copë tjetër pambuku për secilin sy.
Larja e një foshnje të porsalindur
Pasi banja të bëhet gati, zhveshni fëmijën tuaj. Lajani kokën dhe shpatullat me njërën dorë dhe mbështetjani trupin e tij/saj me dorën tjetër. Uleni butësisht në banjë.
Një ose dy herë në javë lani flokët e fëmijës suaj. Për ta bërë këtë, shtrijeni fëmijën në banjë dhe hidhni butësisht pak ujë mbi kokën e tij/saj. Ju nuk keni nevojë për shampo derisa ai/ajo të rritet. Larja e kokës së foshnjës në banjë: Përdorni një leckë të butë larjeje për hapat e mëposhtëm. 1. Pastroni butësisht fytyrën e foshnjës. 2. Pastroni qafën dhe trupin e foshnjës. 3. Pastroni organet gjenitale dhe në fund pjesën e poshtme të foshnjës
Përdorni një leckë të butë larjeje për hapat e mëposhtëm. 1. Pastroni butësisht fytyrën e foshnjës. 2. Pastroni qafën dhe trupin e foshnjës. 3. Pastroni organet gjenitale dhe në fund pjesën e poshtme të foshnjës.
Siguria e larjes së foshnjës së porsalindur
Foshnjat mund të mbyten në më pak se 5 cm ujë. Asnjëherë mos e lini foshnjën e porsalindur pa mbikëqyrje në banjë. Nëse duhet të largoheni nga zona e banjës, mbështilleni foshnjën me një peshqir dhe merreni me vete.
Zakonisht nuk keni nevojë të përdorni sapun - kjo mund ta bëjë foshnjën e porsalindur të rrëshqitshëm dhe ta irritojë lëkurën. Nëse është e nevojshme përdorni një pastrues të butë dhe të lehtë, që nuk është nga sapuni.
Vendoseni foshnjën tuaj në një vend të sigurt, në një krevat ose djep të përshtatshëm, para se t'i fshini ujin e banjës.