Higjiena e enëve të foshnjave
Gjersa foshnja rritet dhe zhvillohet, sistemi i tij/saj imunitar bëhet më i fortë, i gatshëm për t'u mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve të ndryshme. Sterilizimi bëhet një herë në ditë. Para sterilizimit, enët duhet të lahen në ujë të nxehtë me detergjent për fëmijë (ose detergjent për larjen e enëve), shishet dhe kapakët duhet të pastrohen me furçë për shishe. Cucllat dhe biberonët e shisheve, shishet, pompat e gjirit, pompat e ruajtjes së qumështit sterilizohen sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Tri metodat e sterilizimit:
- Sterilizimi me ujë të ftohtë dhe kimikate.
- Sterilizuesi me avull, i krijuar posaçërisht për shishet e foshnjave, të cilat mund të jenë elektrike ose të përdoren me mikrovalë.
- Zierja - mund të sterilizoni shishet në një tenxhere më të madhe ose tenxhere gatimi; ato fillimisht duhet të mbështillen me një pelenë të sheshtë pëlhure për të shmangur akumulimin e gëlqeres. Shishet zihen për 10 minuta kurse biberonët e shisheve - për 3-4 minuta.
Kur fëmija fillon të ulet vetë dhe filloni ta ushqeni me ushqime të forta, enët e tavolinës së fëmijës (pjata, gota, filxhanët) nuk duhet të sterilizohen, mjafton t'i lani me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë.
Në treg gjenden edhe peceta për sterilizimin; ato janë plotësisht të sigurta dhe të përshtatshme kur jeni duke udhëtuar me fëmijën tuaj.
Është po aq e rëndësishme të vazhdohet mbajtja e higjienës kur fëmija fillon të hajë dhe të pijë vetë.