Pse duhet të jeni të kujdesshëm kur Pse duhet të keni kujdes kur pastroni veshët e foshnjës pastroni veshët e foshnjës suaj
Tek foshnjat e porsalindura, gjithmonë ka një sasi të vogël të materies së huaj (përmbajtja e lëngut amniotik) në kanalin e jashtëm të veshit, të cilën nuk keni nevojë t’ia hiqni. Dylli i veshit tek foshnjat ka ngjyrë të verdhë, nuk ka nevojë për pastrim, ka funksionet e veta (hidraton lëkurën e veshit dhe në të njëjtën kohë ndalon papastërtitë dhe pluhurin), përmban substanca të domosdoshme antibakteriale. Gjithmonë pastroni veshët pas larjes, duke fshirë butësisht veshët e jashtëm me majën e një peshqiri pambuku për t'i pastruar sa më shumë që të keni mundësi. Shmangni përdorimin e shkopinjve të pambukut (mos i përdorni as ato me tapë), pasi mund të dëmtojnë foshnjën ose të shkaktojnë infeksion. Rekomandohet çdo natë të pastroni pjesën pas veshit të jashtëm me një copë pambuku të njomur me ujë të ngrohtë sepse gjatë ushqyerjes qumështi rrjedhë pas veshit.
Nëse vëreni se foshnjës shpesh i grumbullohet shumë dyllë në vesh, konsultohuni me pediatrin.