Java e parë e jetës së të sapolindurit

Gjatë javës së parë të jetës, një i sapolindur përshtatet me mjedisin e tij/saj të ri. Bota e jashtme është krejtësisht ndryshe nga ajo që ai/ajo di, ku ishte errësirë, temperatura ishte konstante, dhe tingujt ishin të turbullt. Duke i siguruar ngrohtësi, dashuri, siguri dhe vëmendje, mund ta ndihmoni foshnjën të përshtatet më lehtë dhe më mirë.
Body

Para se të dilni nga materniteti, lexoni me kujdes fletën e daljes dhe, nëse është e nevojshme, kërkoni informacion shtesë nga pediatri për ekzaminimet e rregullta ose, nëse është e rekomanduar, ekzaminime shtesë nga mjekë specialistë. Informohuni nëse mund ta çoni foshnjën në maternitet për ndonjë ekzaminim, nëse është e nevojshme.

Pasi të dilni nga materniteti, kujdesi i nënës dhe i të posalindurit ndiqet nga infermierja që kryen vizitat në shtëpi dhe që punon në qendrën shëndetësore të zonës tuaj. Nëse mendoni se foshnja ka ndonjë problem ose shqetësohet për diçka, komunikoni me infermieren ose me mjekun tuaj.

Pamja e foshnjes të posalindur

Kaput succedaneum (ose enjtja pas lindjes) largohet dhe koka e të porsalindurit, "kthehet" në formën e tij normale. Nëse janë të pranishme në lindje, si: ënjtjet e fytyrës dhe kapakëve të syve, hematomat dhe kapilarët e dëmtuar në lëkurën e fytyrës, tërhiqen me kalimin e kohës. Verdhëza është atëherë kur foshnja ka lëkurën e fytyrës dhe trupit, si dhe të bardha e syve apo sklerën  të verdhë.

Kërthizëa thahet ngadalë, bëhet e zezë dhe përfundimisht bie, zakonisht në ditën e 10-të. Sigurohuni që ta mbani kërthizë të pastër dhe të thatë. Nëse lëkura përreth trungut të kordonit “umbilikal” bëhet e kuqe ose ngjitëse, kërkoni ndihmë profesionale.

Shenja të ndryshme lindjeje mund të shfaqen në lëkurën e të posalinduri; ato ose janë të pranishme në lindje ose shfaqen më vonë. Janë të zakonshme dhe kryesisht të padëmshme, por nëse jeni të shqetësuar, konsultohuni me infermieren ose mjekun.

Humbja e peshës është një fenomen i parashikuar dhe fiziologjik në ditët e para të jetës; stomaku është i vogël dhe në vaktet e para, foshnja merr vetëm 5-10 mililitra qumësht. Fëmija do të bëjë një sasi të bollshme të jashtëqitjes  (mekonium- që është kaka e parë e foshnjës) dhe ndonjëherë edhe lëngje të tepërta, zakonishtë ndosh nëse nëna  ka marrë sasi më të madhe të lëngut nëpërmjet infuzionit I.V, si gjatë lindjes natyrale apo edhe lindjes me ndërhyrje kirurgjikale. Zakonisht foshnjat dalin nga materniteti me peshë 5-7% nën peshën e tyre të lindjes, maksimalisht humbin 9-10% të peshës, nëse foshnja është i shëndetëshëm prindërit dhe mjekët nuk duhet të shqetësohen. Nëse ndodh të ketë humbje më të madhe në peshë, foshnja dhe nëna qëndrojnë në maternitet derisa të konfirmohet se foshnja thith mirë dhe fillon që të merrë peshë. Kthimi në peshën e lindjes ndodhë ndërmjet ditës së 10-të dhe të 14-të të jetës. Një gabim që duhet ta shmangësh patjetër është përdorimi i panevojshëm shtesë i formulës!

Kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur nëse foshnja:  

  • ka vështirësi në të ushqyerit (gjatë 24 orëve të mëparshme ka thithë rrallë e shkurt, ose ka konsumuar vetëm gjysmën e vaktit nga shishja, gromësinë ose vjellte shpesh);
  • është shumë i shqetësuar, përgjumur dhe ka vështirësi të zgjohet;
  • ka lëkurë të zbehtë ose të verdhë.

Ritmi i të ushqyerit dhe gjumit në javën e parë të jetës

Gjatë javës së parë të jetës, i porsalinduri kalon kohën më të madhe duke fjetur, zgjohet një  herë në disa orë për tu ushqyer. Foshnjat e porsalindura nuk mund të flenë gjatë gjithë natës pa u zgjuar, stomaku i tyre është i vogël dhe kanë nevojë të ushqehen shpesh.

Në ditët e para madje edhe javët e para, foshnja nuk ka ritëm të  paracaktuar të zgjimit dhe gjumit. Mesatarisht i porsalinduri fle 18 orë në ditë, me përjashtim të ndërrimit dhe të ushqyerit, periudhat e zgjimit janë të shkurtra.

Shumica e foshnjave kanë nevojë të ushqehen çdo 2-4 orë dhe zakonisht marrin 8-12 vakte në 24 orë. Stomaku i të porsalindurit është i vogël dhe nuk mund të pranoj sasi të mëdha qumështi. Përbërja e qumështit të gjirit bënë që të tretet shumë shpejt, brenda 90 minutave, kështu që foshnja  uritet shumë shpejt. Çdo foshnjë që nga lindja ka personalitet të veçantë, edhe foshnjat shumë të vogla kanë zakonet e tyre të të ushqyerit, ashtu si të rriturit. Disa foshnja thithin 6-8 herë në ditë, ndërsa të tjerëve u pëlqen të “ushqehen” më shpesh, ndaj ushqehen 12-14 herë në ditë.

Shumica e foshnjave zgjohen vetëm gjatë vakteve, por zakonisht duhet kohë që foshnja të vendosë ritmin e të ushqyerit dhe të gjumit.

Disa foshnja janë të përgjumura dhe më pasive në javët e para (veçanërisht foshnjat e parakohshme, foshnjat me peshë të ulët të lindjes, foshnjat që kanë pasë problem shëndetësor ose humbje më të madhe të peshës në ditët e para). Foshnjat me qështje të tilla, duhet të zgjohen çdo tre orë dhe të ndërrohen për t'u zgjuar. Kontakti lëkurë- ne-lëkurë duhet të përdoret për të stimuluar më shumë thithjen aktive dhe pesha e tyre duhet të kontrollohet më shpesh.

Dita ditës foshnja përshtatet dhe reagon ndaj mjedisit si dhe prindërit mësojnë t’i kuptojnë nevojat e foshnjës së tyre. Foshnja sinjalizon atë që dëshiron, përpiquni të kuptoni nevojat, bëni gjithçka që keni mësuar, dëgjuar, supozuar, dhe dikur përgjatë kësaj rruge mësimore, gradualisht zhvillohet kuptim i nevojave të foshnjës. Periudha e njohjes me njëri-tjetrin mund të jetë sfiduese. Për të siguruar paqe dhe prehje për veten dhe fëmijën tuaj, shtyjeni festimin e lindjes së fëmijës, mbledhjen e familjes dhe miqve. Duhet të paktën një muaj për t'u rikuperuar nga lindja, për t'u përshtatur me ritmin e foshnjës, për t'u siguruar që të ushqyerit me qumësht gjiri po funksionojë mirë. Kur nëna, babi dhe foshnja fillojnë të funksionojnë si ekip i koordinuar dhe i drejtuar mirë, do të ketë kohë për festime dhe shoqërim.

Në javët e para pas lindjes së foshnjës, duhet të mendoni edhe për veten. Ju duhet të ushqeheni me rregullë, të bëni pak aktivitet fizik dhe të flini  derisa foshnja fle, kështu do të mund të kompensoni mungesën e gjumit. Nëse keni nevojë, kërkoni ndihmë nga familja dhe miqtë!