Si duket i porsalinduri menjëherë pas lindjes
Momenti i lindjes së fëmijës është edhe magjik dhe stresues. Shpesh fëmija duket ose sillet ndryshe nga se keni pritur. Shpesh, këto janë probleme të përkohshme ose të padëmshme dhe nuk ka fare arsye për t'u shqetësuar.
Lëkura
Ndryshime të rëndësishme ndodhin kur foshnja papritmas vjen nga një mjedis i mbrojtur, i qetë dhe i ngrohtë në botën e jashtme. Prandaj është e zakonshme që i porsalinduri të jetë blu ose vjollcë në minutat e para pas lindjes; nëse merr frymë mirë, është ngrohtë dhe i thatë, lëkura gradualisht do të marrë ngjyrë rozë në 7 deri në 10 minutat e ardhshme. Ngjyra blu e duarve dhe këmbëve mund të zgjasë deri në 24 orë.
Përpara lindjes, lëkura e foshnjës është e mbuluar me një substancë të bardhë, të yndyrshme të quajtur vernix caseosa ose vetëm vernix. Foshnjat e parakohshme zakonisht kanë një shtresë të trashë verniksi, veçanërisht në palosjet e lëkurës. Meqenëse verniksi ka rol mbrojtës, nuk rekomandohet heqja e tij pas lindjes.
Ndonjëherë, fytyra e të porsalindurit mund të jetë blu me kapakë të syve të ënjtur. Zakonisht kjo ndodh kur kordoni i kërthizës është mbështjellë rreth qafës, që çojnë në këputjen e kapilarëve të vegjël në lëkurë; tërhiqet ngadalë në ditët në vijim, por mund të shkaktojë verdhëz më intensiv.
Lëkura e të porsalindurit mund të shkërmoqet/bie apo edhe të zhvishet; zakonisht ndodh tek foshnjat e lindura pas datës së pritshme të lindjes. Lëkura dhe thonjtë mund të jenë të gjelbër, nëse lëngu amniotic ishte i gjelbër (do të thotë se foshnja ka jashtëqitur - mekonium para lindjes).
Forma e kokës
Fëmijët e porsalindur kanë kokë proporcionalisht më të madhe në raport me trupin sesa fëmijët më të rritur dhe të rriturit. Ky disproporcion është veçanërisht i theksuar tek foshnjat e parakohshme dhe ato të dobëta.
Është normale që koka të zgjatet menjëherë pas lindjes; kockat e kafkës së porsalindurit janë të buta, të cilat mundësojnë për të kaluar përmes kanalit të lindjes sa më lehtë që të jetë e mundur. Shpesh është i pranishëm Caput succedaneum, zakonishtë shfaqet në pjesën e pasme të kurorës së kokës, përqendrohet në njërën anë të kokës, ose në të majtë ose djathtas. Ndonjëherë mund të jetë shumë e madhe, si kapelë në kokën e foshnjës (sidomos nëse foshnja ka lindur me vakum), por zvogëlohet jashtëzakonisht shpejt, vetëm pas pak orësh. Që nga dita e dytë e jetës, te disa foshnja mund të vëreni cefalohematoma - “nyjë” që ndodhet anash në kurorën e kokës, mund të jetë në njërën ose të dyja anët. Cefalohematoma konsiderohet si dëmtim i lindjes, është problem i padëmshëm, në varësi të madhësisë zvogëlohet gradualisht gjatë javëve në vijim
Forma e kokës në lindje mund të ndikohet edhe nga faktorë të tjerë të shumtë, siç janë lindja e parakohshme, shtatzënia binjake ose e shumëfishtë, mungesa e lëngjeve amniotike. Foshnjat që ishin në pozicionin e legenit gjatë shtatzënisë kanë një formë specifike të kokës në lindje dhe të gjithë duken njësoj. Fytyra është e rrumbullakët, kurora e kokës është e rrafshuar dhe koka e zgjatur në drejtim të zverkut/cervikut.
Sidoqoftë, forma e kokës ndryshon në javët e para - bëhet më e rregullt dhe dalëngadalë do të marrë formën që “caktojnë” gjenet.
Mos harroni për asnjë moment që foshnja juaj është unike dhe më e bukura në botë!!!