Pas lindjes së foshnjës: çfarë të prisni në orët e para
Minutat e para pas lindjes së foshnjës Momenti kur fëmija juaj lind mund të jetë magjik dhe stresues. Çfarë do të ndodhë menjëherë pas lindjes do të varet nga procesi i lindjes, nga gjendja e foshnjës tuaj në lindje dhe se sa shpejtë foshnja juaj përshtatet me jetën jashtë mitrës. Lindje e pakomplikuar vaginale Nëse foshnja juaj nuk ka probleme me frymëmarrje do të vendoset i/e zhveshur, mbi gjoksin ose barkun tuaj menjëherë pas lindjes. Kontakti lëkurë më lëkurë e mban foshnjën tuaj të ngrohtë, ndihmon në qëndrueshmërinë e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës së foshnjës tuaj dhe ju lejon juve dhe foshnjën tuaj të lidheni fizikisht menjëherë. Po ashtu kjo është një nxitje për ushqyerjen me gji. Mamia do t’ju mbulojë të dyve me një batanije ose peshqirë të ngrohtë. Lindja me vakum Sapo fëmija juaj të marrë frymë siç duhet, ajo/ai do të thahet, do të mbështjellet me peshqirë ose batanije të ngrohta dhe do t'ju kthehet. Atëherë ju mund ta mbani atë dhe do të keni kontakt lëkurë me lëkurën për t’u bashkuar, për t’i dhënë ngrohtësi dhe për ta ushqyer me gji. Lindja me prerje cezariane e planifikuar Mamia ose mjeku obstetër do ta mbështjellin foshnjën tuaj në batanije ose peshqirë të ngrohtë dhe do t’ua japin për ta mbajtur derisa jeni në tryezën e operacionit (përveç nëse keni bërë një anestetik të përgjithshëm). Disa spitale sigurojnë kontakt lëkurë me lëkurë kur jeni në sallën e operacionit, andaj ju mund të pyesni nëse një gjë e tillë është e mundshme në rastin e lindjes së foshnjës suaj. Prerja cezariane e pa planifikuar (emergjente) Kur foshnja juaj merr frymë mirë dhe shëndeti juaj është i qëndrueshëm, mamia ose mjeku obstetër do ta mbështjellin foshnjën tuaj në batanije ose peshqirë të ngrohtë dhe do t’ua japin juve për ta mbajtur, derisa jeni në tryezën e operacionit (nëse nuk jeni me anestezion të përgjithshëm). Prerja e kërthizës Nëse fëmija juaj ka nevojë për më shumë ndihmë për të marrë frymë gjatë lindjes, ose nuk duket së është mirë, atëherë ajo/ai mund të ketë nevojë të dërgohet direkt në njësinë e kujdesit intensiv neonatal (NICU). Përqafimi juaj i parë mund të duhet të presë derisa foshnja juaj të jetë mirë. Si do të duket dhe do të sillet foshnja juaj pas lindjes Disa ndryshime të rëndësishme ndodhin në trupin e foshnjës tuaj, derisa ai kalon nga mjedisi i mbrojtur, i qetë dhe i ngrohtë i barkut tuaj në botën e jashtme. Është normale që foshnja juaj të duket disi blu ose vjollcë në minutat e para pas lindjes. Nëse foshnja juaj merr frymë mirë, ngjyra e lëkurës së saj/tij gradualisht do të bëhet rozë brenda 5-7 minutash pas lindjes. Duart dhe këmbët e foshnjës tuaj mund të qëndrojnë blu deri në 24 orë. Kjo sepse enët e gjakut në duart dhe këmbët e foshnjës tuaj janë shumë të vogla, dhe duhet kohë që gjaku të qarkullojë siç duhet atje dhe të marrin ngjyrën rozë. Nëse gjithçka është në rregull, shumica e foshnjave qajnë menjëherë pas lindjes. Pastaj para se të flenë shumë prej tyre në heshtje shikojnë me kureshtje hapësirën që i rrethon. Është normale që foshnjat të bien në gjumë, por disa mund të qëndrojnë zgjuar dhe duan të ushqehen. Nëse foshnja juaj duket i/e gatshëm/me, mund ta ushqeni me gji brenda disa minutave nga lindja. Mamia do t’u ndihmojë ta vendosni foshnjen në gji. Vlersimi sipas Apgar score Apgari është një vlerësim i rrahjeve të zemrës së foshnjës suaj, frymëmarrjes, masës muskulore, përgjigjes ndaj stimujve dhe ngjyrës së lëkurës. Për secilin nga këto pesë kritere jepet një rezultat prej 0, 1 ose 2, ndërsa totali është rezultati Apgar. Vlerësimi kryhet tek një foshnjë në 1 dhe 5 minuta pas lindjes. Rezultati Apgar i foshnjës suaj matë se sa mirë foshnja juaj e ka bërë kalimin nga jeta brenda mitrës në jetën jashtë. Rezultatet e Apgarit shënohen në regjistrin e shëndetit dhe zhvillimit të fëmijës suaj gjithashtu në "Fletoren për shëndetin e fëmijës". Kontrollet dhe ilaçet në 24 orët e para Menjëherë pas lindjes, mamia do të vendosë dy bylyzyk identifikues, njëra në dorën e nënës dhe tjetrën në dorën e foshnjës suaj. Foshnja juaj gjithashtu do të peshohet brenda orëve të para dhe do t’i bëhet një kontroll fizik. Foshnja juaj supozohet të ketë një ose dy injeksione në muskujt e saj të kofshës shumë shpejtë pas lindjes. Injeksionet janë:
Brenda 48-72 orëve të para të jetës së foshnjës suaj, do t’i bëhet një depistim (ekzaminim) për të porsalindur, i cili e teston foshnjën juaj për shenja të ndonjë sëmundje. Foshnja juaj gjithashtu do të kontrollohet për displasinë e zhvillimit të ijeve (DDH) dhe në disa vende gjithashtu do të kontrollohet për dëmtim të dëgjimit. |