Të vjellat
Rreth të vjellave tek foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët
Të vjellat tek fëmijët kanë shumë shkaqe, por më të zakonshmet janë sëmundjet e vogla si gastroenteriti dhe ndonjëherë edhe ftohja mund të shkaktojë të vjella tek fëmijët.
Shkaqe të tjera të të vjellave përfshijnë sëmundjet e marramendjes, infeksionet e traktit urinar dhe sëmundje më serioze si apendiciti ose meningjiti, obstruksioni i zorrëve ose një pjesë e dëmtimit të kokës.
Disa lloje të të vjellave janë normale. Për shembull, foshnjat e vogla kanë tendencë të vjellin sasi të vogla qumështi pas ushqyerjes. Që ndryshe njihet si refluks.
Të vjellat janë shumë të zakonshme tek fëmijët. Por mund të jetë përvojë e pakëndshme dhe e frikshme për ju dhe fëmijën. E rëndësishme është të dini se në shumicën e rasteve fëmijët i kalojnë të vjellat shumë shpejt.
Simptomat që lidhen me të vjellat
Fëmijët që vjellin shpesh kanë gjithashtu dhimbje stomaku, diarre dhe nauze.
Dehidrimi është një nga rreziqet serioze të të vjellave, veçanërisht te foshnjat e vogla. Shenjat e dehidrimit përfshijnë më pak jashtëqitje (me më pak pelena të lagura tek foshnjat), sy të lodhur, gjuhë dhe gojë të thatë, humbje peshe, lodhje dhe letargji.
A ka nevojë fëmija të vizitojë mjekun për të vjellat?
Duhet ta çoni fëmijën te mjeku i përgjithshëm nëse:
- është duke vjelle shpesh;
- nuk ndihet mirë;
- shfaq sjellje jonormale si letargji ose shqetësim;
- nuk shton në peshë mjaftueshëm për shkak të të vjellave.
Dërgoni fëmijën menjëherë në spital emergjentë nëse:
- fëmija duket se është dehidratuar - nuk qan ose po qan më pak se zakonisht, është i zbehtë dhe e hollë, ka sy të nxirë, duar të ftohta dhe këmbë të ftohta, është i përgjumur ose sillet çuditshëm;
- fëmija ka të vjella me njolla gjaku ose me ngjyrë të gjelbër të ndezur;
- fëmija ka dhimbje të forta ose të vazhdueshme në stomak me të vjella;
- fëmija po vjell pas traumës në kokë;
- jeni të shqetësuar se fëmija nuk ndihet mirë.
Të vjellat me forcë
Të vjellat me forcë janë kur foshnjat e vogla hedhin përmbajtjen e stomakun me shumë forcë. Kjo mund të lidhet me një gjendje serioze të quajtur stenozë pilorike. Nëse fëmija shpesh ka të vjella me forcë dhe nuk vëreni se po i largohet, duhet të vizitoni mjekun sa më shpejt që të mundeni.
Ju e njihni fëmijën më së miri, kështu që besoni instinkteve tuaja nëse fëmija nuk duket mirë. Shenjat që tregojnë se fëmija ka një sëmundje serioze që kërkon kujdes urgjent mjekësor përfshijnë: dhimbje të forta, përgjumje, lëkurë të zbehtë ose të kaltër, dehidrim, frymëmarrje të trazuar, konvulsione dhe reduktim të reagimit.
Trajtimi i të vjellave
Nëse fëmija vjell, gjëja më e rëndësishme është t'i jepni fëmijës sasi të vogla për të pirë shpesh– për shembull, disa gllënjka çdo 15 minuta, ujë ose lëng rihidratues oral është më së miri. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë për të parandaluar dehidrimin. Për të kuptuar nëse fëmija po pi mjaftueshëm, kontrolloni sesa po qan fëmija.
Gjithashtu fëmija ka nevojë për siguri dhe rehati.
Nuk duhet të përdorni medikamente pa recetë për të ndaluar të vjellat e fëmijës. Efektet anësore të këtyre medikamenteve mund të jenë shumë serioze. Ndonjëherë mjekët përshkruajnë medikamente për të ndaluar të vjellat, por ata e bëjnë këtë vetëm pas shqyrtimit të duhur mjekësor.
Nëse foshnja vuan nga refluksi gastro-ezofageal, mund t’iu ndihmojnë strategji të ndryshme trajtimi, por rekomandohet të vizitoni mjekun.