Pirja e duhanit dhe KOVID-19

Në përgjithësi dihet se pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e shumë sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, kështu që lind logjikisht pyetja - a ka dhe cili është ndikimi shëndetësor i konsumimit të duhanit gjatë pandemisë aktuale KOVID-19?
Body

PIRJA E DUHANIT NUK TË MBRON NGA KORONVIRUSI! PËRKUNDRAZI!

  • Rritje e rrezikut nga infektimi

Më së shpeshti gishtat e duhanpirësve vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me gojën në mënyrë të konsiderueshme, duke e bërë më shumë të ngjarë transmetimin e mundshëm të virusit nga dora në gojë më shumë se te ata që nuk e pinë duhanin.

Rreziku i veçantë i infektimit – produket e duhanit – duke përfshirë një përbërës shoqëror, si nargjilja, por edhe produkte elektronike të duhani, nëse përdoren nga më shumë se një person.

  • Pamja klinike më e rëndë e sëmundjes

Shumica e duhanpirësve kanë një kapacitet të reduktuar të mushkërive, i cili është një problem i veçantë kur nevoja për oksigjen është rritur ose kur zvogëlohet aftësia për ta përdorur atë në mënyrë të përshtatshme në trup, gjë që është me rastin e infeksioneve. Ekziston një grup në rritje i provave shkencore se duhanpirësit janë një grup në rrezik më të lartë të zhvillimit të një pasqyre klinike më të ashpër të COVID-19.

  • Çka për sa i përket pirjes pasive të duhanit?

Tani fëmijët kalojnë më shumë kohë në ambient të mbyllur se sa duhet të kalojnë zakonisht. Te fëmijët që rriten në kushte të rritjes së ekspozuar ndaj tymit të duhanit, në përgjithësi dobësohet mbrojtja e trupit të tyre, duke i vënë ata në rrezik më të lartë të infeksioneve të pjesës së poshtme të traktit të respirator, veshit të mesëm dhe astmës. Këta fëmijë zhvillojnë edhe një pasqyrë klinike më të rëndë të pneumonisë virale, si ajo e shkaktuar nga koronvirusi i ri.

Një rrezik i veçantë për shëndetin – “mbetja” e tymit të duhanit - tymi që mbetet në formën e grimcave të vogla në sipërfaqet dhe objektet përreth nga ku vazhdon të shkaktojë efekte toksike për një kohë të gjatë.

  • Mos e përkeqësoni zakonin e keq! Le të bëhet shkas pandemia për ndryshime pozitive!

Më shumë kohë brenda, më pak aktivitete, mërzitje, punë nga shtëpia, një gjendje stresi dhe ankthi në rritje - ekziston një rrezik real për të pasur më shpesh cigare, me çka ish-duhanpirësit madje mund të tundohen dhe t'i rikthehen përsëri duhanit .

Nga ana tjetër, situata e tanishme mund të jetë një kohë unike për t’iu qasur disa vendimeve të jetës me një motivim të ri.

Prandaj, le t’ju shtyjë vetëdija për rrezikun në rritje të infeksionit nga koronavirusi që të lini duhanin. Vështirë se mund të merrni një vendim më të mirë në interesin tuaj, të familjes dhe mbi të gjitha të shëndetit të fëmijëve tuaj!