Pse është e rëndësishme aleanca prindërore për kujdesin ndaj fëmijëve?
Ndërtimi i një aleance prindërore fillon në shtatzëni, kur çifti kërkon mënyra për t’i ndarë përvojat dhe ndjenjat që lidhen me zhvillimin e foshnjës para lindjes si dhe shqetësimet dhe pritjet nga vetja si prindër të ardhshëm. Aleanca prindërore cilësore është e rëndësishme për familjen tuaj. Mund të sigurojë:
Prindërit që kanë një aleancë të fortë prindërore përpiqen të përfshihen në kujdesin e përditshëm të fëmijëve dhe menaxhimin e shtëpisë në një mënyrë që ata e konsiderojnë të drejtë, të kujdesshëm dhe diskutojnë se çfarë dhe si mund të bëjnë.
Prindërit që kanë një aleancë të fortë prindërore përpiqen të flasin për ndjenjat e tyre, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me rolet e reja dhe kujdesin për fëmijën. Ata kanë një mundësi më të mirë për t’i njohur ndjenjat afatgjata të pafuqisë, brengosjes dhe mbingarkimit nga detyrat e reja dhe të reagojnë në kohën e duhur, duke e ruajtur kështu shëndetin mendor të prindërve, si dhe kushtet cilësore të jetesës për fëmijën.
Aleanca prindërore është mbështetja më e afërt dhe më intensive që mund ta keni në zhvillimin e stilit të kujdesit për fëmijën tuaj, marrëdhënien tuaj me fëmijën tuaj dhe përvojën tuaj të të qenit prind.
Një aleancë e fortë prindërore do të thotë ta kuptosh rëndësinë e një marrëdhënie cilësore me të dy prindërit për zhvillimin e fëmijës. Për më tepër, një aleancë e fortë prindërore bazohet në idenë se të dy prindërit janë njësoj të aftë në të gjitha aspektet e kujdesit për fëmijën e tyre dhe se për t’u bërë të aftë, atyre u duhet kohë për ta njohur fëmijën e tyre dhe për të krijuar një marrëdhënie me të. Kjo është arsyeja pse aleanca prindërore cilësore do të kërkojë mënyra për të siguruar kohë të veçantë me fëmijën për të dy prindërit. Hulumtimet tregojnë se një aleancë e fortë prindërore e mbron martesën kundër efekteve të mundshme negative të ndryshimeve në intimitet, që vijnë përmes prindërimit. Është e rëndësishme ta keni parasysh se krijimi i një aleance të fortë prindërore është detyra juaj e përbashkët. Në ndjekje të kësaj detyre, ju mund të përballeni me shumë sfida:
|