Pse është e rëndësishme loja për fëmijën?

Loja është mënyra më e natyrshme që një fëmijë të eksplorojë dhe të mësojë për veten dhe botën përreth tij, të fitojë dhe t’i përmirësojë aftësitë e lëvizjes, komunikimit, marrëdhënieve me të tjerët dhe të nxjerrë përfundime sa i përket lidhjes midis gjërave dhe qenieve.
Body

Mënyra më e mirë që një fëmijë të luajë është loja e pa strukturuar ose e lirë. Kjo lojë ndodh spontanisht dhe varet vetëm nga interesi momental që tregon fëmija. Kjo qasje i mundëson fëmijës të përdorë imagjinatën, të përshtatë mjedisin me veten/ritmin personal, interesat dhe modalitetin e eksplorimit që e tërheq atë. Kur mendojmë për lojën e lirë, zakonisht na vijnë në mendje lojëra imagjinare dhe që pretendojmë/shtirëse (të veshur me kostume, situata "sikur"). Loja e lirë përfshin ndërtimin e vendeve të fshehura nga batanijet ose kutitë, ndërtimi i qyteteve nga kutitë, luajtja e muzikës në instrumente të vërteta ose të imagjinuara dhe të ngjashme. Të rriturit mund ose nuk mund të marrin pjesë në këtë lojë.

Loja e strukturuar është ndryshe. Ka rregulla dhe organizim të dakorduar paraprakisht dhe shpesh drejtohet nga të rriturit (në familje). Shembuj janë lojërat në tavolinë, sportet, loja me role, enigmat dhe të ngjashme.

Loja ndryshon me moshën e fëmijës: ndryshon zgjedhja e lodrave, lloji i lojës, pjesëmarrja e bashkëmoshatarëve dhe të rriturve në lojë e të ngjashme. Ndërsa fëmija rritet, loja do të zë gjithnjë e më shumë hapësirë.

Është e rëndësishme që prindërit ta kenë parasysh se nga këndvështrimi i fëmijës, loja nënkupton çdo kërkim, kombinim, mundësi për të ndryshuar mënyrën e përdorimit të gjërave, për të qenë kushdo (p.sh. kuzhinier, astronaut), të paktën për një kohë të shkurtër. Në atë aspekt, nga këndvështrimi i fëmijës, loja nuk është një aktivitet i planifikuar që zhvillohet në kohën e dakorduar dhe të caktuar. Fëmija jeton duke luajtur dhe e pushton botën duke luajtur.