Rekomandime për dhënien e ushqimeve të tjera përveç qumështit te fëmijët që nuk ushqehen me qumësht gjiri
Fëmijët që nuk ushqehen me qumësht gjirigji mund të fillojnë të marrin ushqime tjera shtesë pak më shpejt, nga muaji i 5-të i jetës (jo para javës së 17 dhe jo pas javës së 24). Formula (tretja artificiale e qumështit) nuk i përmbush më plotësisht nevojat ushqyese të foshnjës dhe ai/ajo mund të fillojë të tregojë interes për ushqime të tjera. Nga muaji i 5-të, funksionet e organeve të tretjes dhe tajitjes janë mjaftueshëm të zhvilluara, siç mund të jenë janë edhe funksionet motorike që mundësojnë ushqyerjen e fëmijës me ushqime gjysmë të ngurta dhe të ngurta.
Qumështi
- Formula (qumështi pluhur) për foshnja mbetet ushqimi kryesor për fëmijën gjatë gjithë vitit të parë.
- Një fëmijë që nuk ka vazhduar të ushqehet me qumësht gjiri ose është ushqyer me formulë duhet të marrë dy gota qumësht çdo ditë gjatë vitit të dytë.
- Qumështi i lopës nuk rekomandohet gjatë vitit të parë (e njëjta vlen edhe për qumështin e deleve dhe dhive). Sigurisht që nuk rekomandohet t’i jepni fëmijës qumësht të pazier/të papasterizuar.
- Produktet e qumështit (jogurti, kosi, djathi i freskët) janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe kalciumit dhe mund t’u jepen fëmijëve të moshës 7-8 muaj e më shumë. Ruajtja e produkteve të qumështit është një parim veçanërisht i rëndësishëm, sepse ato prishen lehtë dhe zakonisht kanë një afat të shkurtër të përdorimit.
- Pijet me bazë bimore (soja, orizi ose qumështi i bajameve) nuk rekomandohen
tsi qumësht primar për foshnjat, sepse ato nuk i plotësojnë nevojat e tyre ushqyese.
Mosha 6 deri në 8 muaj
- Foshnjat që nuk ushqehen me gji kanë nevojë për të njëjtën sasi ushqimi si fëmijët që ushqehen me gji, por mund të kenë edhe një vakt më shumë,
- Pas muajit të 6-të, jepni fëmijës 2-3 gota ujë në ditë, sidomos kur moti është i ngrohtë. Jepni fëmijës ujë të zier dhe të ftohur derisa ai/ajo t’i mbush një vjet.
Mosha 9 deri në 11 muaj
Foshnjat që nuk ushqehen me qumësht gjirigji kanë nevojë për të njëjtën sasi ushqimi si ata që ushqehen me gji, por gjithashtu plus dy vakte më shumë. Mos harroni ujin!
Mosha 12 deri në 23 muaj
- Foshnjat që nuk ushqehen me qumësht gjiri
gjikanë nevojë për të njëjtën sasi ushqimi si ata që ushqehen me gji, por, gjithashtu plus dy vakte dhe dy gota qumështi çdo ditë. - Mos harroni ujin! Pas moshës një vjeçare, ju mund t’i jepni fëmijës suaj ujë të çezmës.
- Sasia e ushqimit, zgjedhja e ushqimit, përgatitja e ushqimit dhe rekomandimet e ushqimit janë të njëjta për foshnjat e ushqyera me formulë dhe për fëmijët që ushqehen me gji.
Të ushqyerit e përgjegjshëm
Vëzhgoni fëmijën tuaj dhe përgjigjuni sinjaleve të tij/saj. Prisni që fëmija ta ndalojë ngrënien para se t’i jepni përsëri. Ndërprisni të ushqyerjen kur ai/ajo jep sinjal se është ngopur.
Asnjëherë mos përdorni një shishe dhe biberon për t’i dhënë fëmijës ushqim të shtypur (pure)!!! Kjo mënyrë e të ushqyerit e rrit ndjeshëm rrezikun e marrjes së tepërt të kalorive dhe obezitetit, dhe gjithashtu e rrit rrezikun e kariesit kur fëmijës i rriten dhëmbët. Jepni fëmijës në shishe vetëm ujë ose formulë qumështi. Nga 9 deri në 12 muaj, shumica e fëmijëve janë mjaftueshëm të rritur për t’u ushqyer vetë dhe për të pirë nga një filxhan i mbajtur me të dyja duart. Mundohuni të ndërprisni përdorimin e shishes dhe biberonit jo më vonë se në ditëlindjen e parë të foshnjës.